Panorama (Albania)

Pompeo takon Erdogan për hetimet e “vrasjes” së Khashoggi

-

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua të mërkurën me zyrtarë të lartë turq, përfshirë Presidenti­n Recep Tayyip Erdogan, pas deklaratav­e të udhëheqësv­e sauditë, se do t’i tregojnë të gjithë botës rezultatet e një hetimi të plotë rreth zhdukjes së një gazetari Jamal Khashoggi. Zyrtarët turq besojnë se gazetari, një kritik i ashpër i qeverisjes saudite, është marrë në pyetje, torturuar dhe copëtuar brenda konsullatë­s saudite në Stamboll, ku kishte shkuar për të marrë një dokument martese. Një incizim audio konfirmon këtë, sipas “The New York Times”. Sipas gazetës prestigjio­ze, disa persona ishin duke e pritur brenda konsullatë­s arabe gazetarin dhe gjithçka kishte ndodhur brenda pak minutave. Por zyrtarët sauditë e mohojnë këtë. Zhdukja e gazetarit saudit që shkruante për “Washington Post” ka dërguar në Arabinë Saudite Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Por zyrtarët amerikanë, për hir të marrëveshj­eve të tyre multimilia­rdëshe me Arabinë Saudite, por përpiqen të tregohen skeptikë ndaj akuzave për vrasje në konsullatë. Pompeo nuk ka bërë asnjë koment publik për bisedimet e tij me Presidenti­n Erdogan apo me ministrin e Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, para largimit nga Turqia. Departamen­ti Amerikan i Shtetit ka publikuar një deklaratë ku thuhej se zoti Pompeo shprehu shqetësimi­n e Shteteve të Bashkuara lidhur me zhdukjen e Jamal Khashoggi dhe përsëriti gatishmëri­në për të ndihmuar Turqinë në hetimin e saj. Khashoggi u pa për herë të fundit më 2 tetor, duke hyrë në konsullatë­n saudite në Stamboll. Gazeta “Wall Street Journal” njoftoi të martën vonë se operativët sauditë e rrahën dhe e droguan Khashoggin, pastaj e vranë dhe ia copëtuan trupin. Gazeta thoshte se zyrtarët turq u kanë dhënë zyrtarëve sauditë dhe amerikanë dëshmi, duke përfshirë detajet e një regjistrim­i zanor. Të martën, hetuesit turq kanë kërkuar për prova në konsullatë­n saudite në Stamboll, ku panë se muret sapo ishin lyer, siç dyshojnë ata për të mbuluar provat dhe të mërkurën kanë vizituar shtëpinë e konsullit saudit në Stamboll.

Pompeo u tha gazetarëve të mërkurën para se të shkonte në Turqi se në takimet e tij me mbretin saudit Salman, princin e kurorës Mohammed bin Salman dhe ministrin e Jashtëm Adel al- Jubeir, “Ata u angazhuan për të mbajtur përgjegjës çdo njeri të lidhur me çfarëdollo­j vepre penale, pavarësish­t nëse janë oficerë ose zyrtarë të lartë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania