Panorama (Albania)

ZBARDHET VENDIMI Administra­ta, sa rriten pagat për çdo kategori

Qeveria rrit pagat për administra­tën. Tabelat me shtesat për mjekët, infermierë­t dhe ushtarakët. Rama: Rroga e re nga 1 prilli

-

Buxheti i vitit të ardhshëm parashikon rritjen e pagave për 60 mijë punonjës të administra­tës.

Shtesa e pagave varion nga 5 për qind deri në 10 për qind. Përfitues do të jenë mjekët dhe infermierë­t me rritje rroge 10 për qind, mësuesit me 7 për qind dhe ushtarakët me 5 për qind. Gazeta zbardh tabelat zyrtare të rritjes së pagave të parashikua­r në buxhetin e vitit 2019. Fondi që qeveria do të përdorë për rritjen e pagave është në vlerën e 32 milionë dollarëve. Ndërsa për bonusin e bebeve të porsalindu­ra, do të përdoren 20 milionë dollarë fonde dhe do të përfitojnë 33 mijë familje. MJEKËT DHE INFERMIERË­T Referuar projekbuxh­etit të vitit 2019 në sektorin e shëndetësi­së parashikoh­et rritje me 10 për qind të pagave të mjekëve dhe ndihmësmje­këve, ku përfshihen infermierë, laborantë apo farmacistë. Nga rritja e pagave do të përfitojnë 4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë. Efekti financiar vjetor i parashikua­r në buxhet do të jetë 1,4 miliardë lekë. Sipas tabelave zyrtare të qeverisë, rritja e pagës për një mjek spitali është 8,307 lekë në muaj. Me shtesën, paga bruto e një mjeku në spital nga 83,074 lekë do të bëhet 91,832. Për mjekët, pagat do të rriten nga 7,359 lekë deri në 8,307 lekë në muaj. Për infermierë­t, rritja e pagave varion nga 4,270 lekë deri në 4,890 lekë në muaj. Paga për një infermier me arsim të lartë në spital do të rritet 5,316 lekë. Paga e re do të jetë 58,481 lekë nga 53,164 që ishte.

MËSUESIT Në sektorin e arsimit rritja e pagave të stafit mësimor do të jetë 7 për qind. Nga rritja e pagave do të përfitojnë rreth 35 mijë mësues me një efekt financiar vjetor 1,5 miliardë lekë. Rritja e pagave për mësuesit dhe edukatorët e kopshteve do të variojë nga 4,081 lekë deri në 2,195 lekë në muaj. Për një mësues të ciklit të lartë në 9- vjeçare paga do të rritet 2,734 lekë në muaj. Pas 1 janarit 2019, paga e këtij më- MIJE punonjës së administra­tës, duke përfshirë 4650 mjekë, 13,750 infermierë, 35 mijë arsimtarë dhe edukatorë dhe 6800 ushtarakë, do të përfitojnë rritje të rrogave pas 1 janarit 2019. Rritja më e lartë do të jetë për shëndetësi­në 10%, mësuesit 7% dhe ushtarakët 5% suesi do të jetë 78,685 lekë në muaj nga 75,951 lekë në muaj që është. Për një mësues në shkollë të mesme rroga do të rritet 2,965 lekë në muaj. Me shtesën, paga e re do të jetë 76,835 lekë në muaj. Për edukatorët e kopshteve, rrogat do të rriten 2,195 lekë në muaj.

USHTARAKËT Për sektorin e mbrojtjes, rritja e pagave të ushtarakëv­e do të jetë 5 për qind. Nga rritja e pagave do të përfitojnë 6800 ushtarakë me një efekt financiar vjetor rreth 250 MILIONE dollarë është fondi, që qeveria do të përdorë për rritjen e pagave të mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëv­e. Për shëndetësi­në, efekti i rritjes është 1,4 miliardë lekë, për mësuesit dhe edukatorët, efekti është 1,5 miliardë lekë dhe për ushtarakët, efekti financiar është 250 milionë lekë milionë lekë. Rritja e pagave për ushtarakët varion nga 8,475 lekë në muaj deri në 1,680 lekë. Të ndarë sipas gradave, përfitues janë 18 kategori të punonjësve të mbrojtjes. Referuar tabelave zyrtare të buxhetit 2019, paga e një gjenerali do të rritet 8,475 lekë në muaj. Pra, pas 1 prillit, paga do të jetë 177,975 lekë nga 169,500 që është aktualisht. Ndërsa për një rreshter, rroga do të rritet 2,680 lekë në muaj dhe paga e re do të jetë në vlerën e 56,280 lekëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania