Panorama (Albania)

Vrasja tek ish- Blloku, në pranga edhe Popesku, pse akuzohet

Redi Popesku s’pranoi të dorëzonte pistoletën që kishte me leje

-

Redi Popesku, pronari i lokalit ku ndodhi përplasja me armë, me një të vrarë e dy të plagosur mbrëmjen e 4 tetorit, është arrestuar nga Policia e Tiranës në lidhje me këtë ngjarje.

Burime zyrtare të Policisë së kryeqyteti­t thanë se 40vjeçari Popesku akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Më konkretish­t, mësohet se pronari i lokalit në zonën e ish- Bllokut ka refuzuar për 16 ditë me radhë, që nga momenti i ngjarjes, që të dorëzonte në Polici një pistoletë që mbante me leje. Procedural­isht, Policia, duke qenë se ishte në dijeni se ai dispononte armë me leje, i ka kërkuar Popeskut që t'i vinte ato në dispozicio­n të grupit hetimor. Megjithatë, ai ka dorëzuar vetëm një armë gjahu dhe jo pistoletën, ndonëse nga verifikime­t dhe ekspertime­t balistike nuk rezulton që të jetë qëlluar me këtë armë, sërish veprimi i 40- vjeçarit ka penguar punën e Policisë. Kjo ka qenë arsyeja që mbrëmjen e së shtunës oficerët e Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës kanë bërë arrestimin e Redi Popeskut. Mbrëmjen e 4 tetorit, në ambientet e lokalit të tij pati një përplasje me armë zjarri, gjatë së cilës mbeti i vrarë shtetasi Fabian Gaxha, si dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato.

DESHMIA E POPESKUT PER NGJARJEN

Pronari i lokalit në ishBllok, ku ndodhi përplasja me armë me një të vdekur e dy të plagosur të enjten mbrëma, ka shpjeguar në Polici rrethanat e ngjarjes si dhe bisedat që kanë zhvilluar klientët e tij, Ervin Mata dhe Ervis Martinaj. Redi Popesku ka sqaruar se fillimisht në lokalin e tij kanë shkuar Ervin Mata, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, i shoqëruar nga oficeri i Zall- Herrit, që ai e identifiko­n me emrin Joli dhe tre persona të tjerë. Pasi kanë qëndruar për pak kohë, Mata dhe oficeri, shtetasi Mevjol Bilo, kanë zbritur për të takuar Elvana Gjatën dhe pasi janë ndarë me të janë kthyer sërish në lokal. Pas kthimit në lokal, Popesku thotë se i ka parë këta të dy persona disi të revoltuar. Rreth 20 minuta pasi ata ishin kthyer në lokal, Popesku thotë se ka dalë për të takuar një të njohurin e tij, që ishte Ervis Martinaj, i cili ishte i shoqëruar nga dy persona të tjerë. Martinaj i ka thënë se do të hynte të takonte Ervin Matën dhe është futur bashkë me personat që e shoqëronin, duke e takuar miqësisht. Të katërt janë ulur bashkë dhe në këtë kohë Poposku thotë se është futur për të marrë një shishe çivas. Në këtë kohë, personat që shoqëronin Martinajn i janë drejtuar oficerit Mevjol Bilo duke i thënë: "Pse më shikon..." Në këtë kohë, ai thonë se ka parë dy persona që janë futur brenda dhe kanë nisur të go- dasin me grushte komandon Bilo. Në këtë moment Martinaj i ka thënë: "Mos, mos, mos...", ndërsa Ervin Mata po thoshte "Ça po boni, ça është kjo punë". Njëri nga këta persona, që ai thotë se ishte me kapuç, ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar. Të tjera detaje Popesku s'ka mundur të shohë, pasi është futur pas banakut.

 ??  ?? Redi Popesku
Redi Popesku
 ?? Redi Popesku ??
Redi Popesku
 ??  ?? Ervis Martinaj
Ervis Martinaj
 ??  ?? Ervin Mata
Ervin Mata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania