Panorama (Albania)

Kompensimi, ndryshon afati për 11 mijë pronarë

Agjencia e Pronave publikon listën e 470 pronarëve, që duhet të plotësojnë dosjen për të përfituar kompensim financiar. Dokumentet që duhen

- TIRANE

Edhe pse afati ligjor për plotësimin e dosjes është një muaj, nuk do të ketë penalitete për ata pronarë, të cilët për një arsye apo për një tjetër nuk do të munden t'i dërgojnë dokumentet në afat.

Kjo do të thotë që edhe pas 30 ditëve, qytetarët do ta kenë rrugën e hapur për t'iu drejtuar Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Prej gati dy vite e gjysmë, ky institucio­n ka nisur nga puna për shqyrtimin e dosjeve pa vendim. Gazeta boton sot emrat e rinj të pronarëve që kanë mangësi në dokumentac­ion. Janë bashkitë respektive, ato të cilat kanë publikuar listat e dërguara nga ATP- ja, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të plotësojnë dosjen. Nga ana e Agjencisë kërkohen kryesisht dokumente ligjore, dokumente arkivore apo dokumente nga Zyrat Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, mbi bazën e të cilave mund të provohet pretendimi i pronësisë mbi truallin. Duke qenë se ligji ka një përcaktim të atillë që duhet të vërtetohet origjina dhe mbajtja e saj deri në momentin e konfiskimi­t, atëherë pronarit i lind detyrimi të vërtetojë se si e ka përfituar këtë pronë deri në momentin që është shpronësua­r. Por krahas tyre kërkohet edhe një vërtetim për të provuar nëse kanë përfituar apo jo tokë me ligjin 7501. Nëse rezulton që një familje ka përfituar, atëherë edhe pretendimi i saj bie poshtë, pra kërkesa rrëzohet. Sipas kësaj logjike, pronarët s'mund të marrin dy herë tokë, rrjedhimis­ht konsideroh­en të kompensuar. Nga të dhënat zyrtare rezulton se në Agjencinë e Pronave janë depozituar gjithsej 16,462 kërkesa për njohje pronësie. Një pjesë prej tyre janë aplikime të bëra rishtazi pas rihapjes së afatit me ligjin e ri. Deri më tani janë shqyrtuar vetëm 6 mijë prej tyre, ndërsa në proces janë 5 mijë dosje të tjera, për të cilat qytetarët janë njoftuar mbi plotësimet që duhet të bëjnë. Afati ligjor për trajtimin e këtyre dosjeve skadon më shkurt të 2019s. ligji i ri përcakton që pas këtij afati, nëse ATP nuk ka dalë me një vendim, pronarët mund t'i drejtohen gjykatës për të gjetur të drejtën që iu është mohuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania