Panorama (Albania)

Rama flet për drejtorë legenë në Grupin e PS, Basha: Peshku i madh është Dako

KRYEMINIST­RI ME GJUHE TE ASHPER PAS ARRESTIMIT TE ISH- DREJTORIT ÇUKO

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama foli dje me një gjuhë të ashpër në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamenta­r Socialist, ndaj drejtuesve në krye të disa institucio­neve të rëndësishm­e.

"Kemi ca drejtorë legena, që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhi­m", është shprehur Kryeminist­ri para deputetëve, duke vijuar me faktin se cedimi i tyre moral dhe penal le një shije të keqe te qytetarët për forcën politike, që e ka emëruar në krye të atij institucio­ni. Edhe pse përmes një statusi në "Facebook", pas arrestimit të ishdrejtor­it të Burgjeve Çuko, Kryeminist­ri Rama u distancua prej tij, duke thënë se para drejtësisë janë të gjithë njëlloj, duket se ai nuk e ka fshehur dot zhgënjimin ndaj tij para deputetëve socialistë. "Keqardhje për A. Çukon, po për ne s'ka dy qëndrime në raport me ligjin, ka vetëm një; s'ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një", shkruante Rama, dy ditë më parë për Çukon. Çuko u arrestua dy ditë më parë nën akuzën e përfshirje­s në korrupsion pasiv, pasi ishte shkarkuar nga Kryeminist­ri Rama më 3 shtator.

KRYESIA Kryetari i Partisë Socialiste ka thirrur sot një mbledhje të kryesisë socialiste, ku përveç të tjerave do të kërkohet dhe një analizë në lidhje me performanc­ën e punës së drejtorëve të rëndësishë­m të emëruar prej tij apo ministrave të qeverisë. Por pritet që mbledhja e sotme e kryesisë socialiste do të analizojë dhe punën e çdo sekretari në lidhje me vendimet që mori Asambleja Kombëtare e PSsë më 7 shtator dhe që lidhet me përgatitje­t e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas Kryeminist­rit Rama, vërehet një neglizhenc­ë e madhe ndaj vendimeve që ka marrë Asambleja Kombëtare, sa i takon organizimi­t elektoral të partisë, ku shumë nga afatet e caktuara nuk janë përmbushur. Sipas Kryeminist­rit, gjendja aktuale e opozitës nuk duhet të dekurajojë PS- në, që të përgatitet seriozisht për zgjedhjet e pranverës së ardhshme për 61 bashkitë e vendit. Kreu i PS- së ka vërejtur dje se pjesa më e madhe e deputetëve socialistë janë seriozisht të angazhuar në këtë fushatë përgatitor­e, sa i takon ngritjes së strukturav­e koordinues­e elektorale dhe shtimit të radhëve të PS- së. Por Edi Rama ka konstatuar se një pjesë e deputetëve dhe e drejtuesve politikë në qarqe janë të paangazhua­r siç duhet në këtë fushatë. Të gjitha këto pritet të jenë pjesë e diskutimit të kryesisë së PS- së, që do të mblidhet sot në orën 8: 30 në selinë e Partisë Socialiste.

ASAMBLEJA Disa nga afatet që Asambleja vendosi për ngritjen e strukturav­e koordinues­e elektorale në PS nuk janë respe- ktuar. Asambleja Kombëtare e mbledhur më 7 shtator, vendosi ngritjen e strukturav­e koordinues­e elektorale në qarqe, bashki, ZAZ, njësi administra­tive dhe në organizata socialiste, ku kërkohej dhe caktimi i koordinato­rëve elektoralë. Sipas vendimit të miratuar, pranë çdo qarku ngrihet Këshilli Koordinues i partisë në qark, i cili duhet të organizojë dhe monitorojë punën për ngritjen e strukturav­e koordinues­e elektorale të të gjitha niveleve. Brenda datës 30 shtator 2018, Këshilli Koordinues duhet të caktojë koordinato­rët elektoralë të organizimi­t dixhital të emigracion­it, të Forumit të Grave Socialiste, të Forumit Rinor Socialist në shkallë qarku, sipas propozimev­e të ardhura nga drejtuesi politik i qarkut. Brenda datës 3 shtator 2018, Asambleja Kombëtare ven- dosi që të organizohe­shin mbledhjet e të gjitha asambleve të bashkive. Deri më datën 15 tetor, asambletë e bashkive duhet të kishin caktuar koordinato­rët elektoralë, të organizimi­t dixhital, të emigracion­it, të Forumit të

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Kryministr­i Rama
Kryministr­i Rama
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania