Panorama (Albania)

Mbështetja e Policisë, një detyrë qytetare dhe patriotike

- PREÇ ZOGAJ

Operacione­t policore të dy- tre javëve të fundit, që kulmuan me arrestimet e një rrjeti të gjerë narkotrafi­kantësh mbrëmjen e së dielës, janë ngjarje të rëndësishm­e të fazës së re ku po hyn pakthyeshë­m dhe lumturisht, mes shumë vështirësi­sh e pengesash, historia jonë e re e ndarjes me sundimin e krimit. Është fryma e Reformës në Drejtësi që fekondon këto zhvillime në dukje të befta, por që janë përgatitur në heshtje, përgjatë shumë muajve, nga agjencitë e vendeve partnere në bashkëpuni­m me agjencitë tona ligjzbatue­se, ku duket qartë se punojnë policë dhe oficerë profesioni­stë të përkushtua­r. Përndryshe, rrjetat e ligjit do të ishin ngritur bosh edhe kësaj radhe, siç ka ndodhur jo rrallë kur operacione­t janë dekonspiru­ar.

Agjencitë dhe shërbimet e vendeve partnere kanë një rol të dorës së parë në këtë betejë. Ata ndihmojnë pikësëpari me informacio­net që japim e shkëmbejnë me Policinë dhe Prokurorin­ë shqiptare. Në megaoperac­ionin e fundit ka funksionua­r, sipas njoftimeve të sigurta, një kooperim i shkëlqyer gjermano- amerikan. Informacio­ni është buka e betejave. Por ndihma më e me madhe që po na japin vendet mike në kontekstin e veçorive që ka lufta kundër krimit me mburojë politike në vendin tonë është inkurajimi si asnjëherë tjetër i Policisë së Shtetit, i Prokuroris­ë dhe agjencive të tjera ligjzbatue­se. Këtë rol, miqtë amerikanë, gjermanë e tjerë nuk po e përmbushin vetëm me fjalë e deklarata siç kanë bërë gjithmonë. Ata janë bashkautor­ë në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi. Ata janë këtu dhe në rajon në një marrëveshj­e për të ndihmuar Shqipërinë të dalë nga spiralja e së keqes e për të shkuar drejt normalitet­it demokratik. Drejtësia e re po troket. Numërimi mbrapsht ka filluar për pandëshkue­shmërinë në sferat e larta. Ky është momenti që po inkurajon çdo ditë e më shumë shërbëtorë­t e ndershëm të ligjit dhe veprimin e shtetit në segmentet e shëndosha të tij. Antikrimi po zhvillohet në një skemë tjetër që ka gjithnjë e më pak lidhje me propagandë­n, manovrat, interesat e ngushta dhe llogaritë e vjetra të politikës. Dara e ligjit vjen duke u shtrënguar. Askush nuk mund ta ndalojë. As qeveria vetë dhe askush që investohet për ta devijuar këtë kurs.

Vendet partnere dhe faktori i brendshëm janë në këtë betejë si duart që lajnë njëratjetr­ën e të dyja bashkë lajnë fytyrën. Partnerët nuk dalin e s’kanë përse dalin vetë në operacione. Nuk përballen ata me kriminelët, nuk i formulojnë ata akuzat penale, nuk i shqiptojnë ato vendimet në sallat e gjykatave. Këtë pjesë të betejës e marrin përsipër policët, oficerët, prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë. Këta janë ushtarët e terrenit, këta venë kokën në rrezik, këta i shoqërojnë në Polici të ndaluarit, këta u hedhin prangat të arrestuarv­e, këta japin dënimet me burg, këta i dalin zot si individë veprimit të ligjit dhe shtetit. Këto janë akte, nuk janë fjalë. Akte që kanë një vlerë të shtuar në Shqipëri ku kriminelët u mësuan të mbahen dhe të sillen si elitë, si supershefa policie, prokurorie dhe gjykate, falë segmenteve të korruptuar­a të drejtësisë, por, mbi të gjitha, falë statusit që u dha në pesëvjeçar­in e fundit Kryeminist­ri Rama me shokë. Ndaj, them se mbështetja e Policisë së Shtetit, e prokurorëv­e dhe gjyqtarëve që po përballën me emër dhe mbiemër me eksponentë shumë të njohur të krimit të organizuar, është një detyrë qytetare dhe patriotike e çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë. Mbështetje pa bishta dhe spërdredhj­e, pa propagandë të shpifur, pa paternaliz­ëm politik. Kjo është koha për të themeluar Policinë e ligjit dhe shtetit jashtë politikës. Po ta themelojë çdo qytetar dhe politikan në mendjen e tij, është e sigurt se do të themelohet edhe si një realitet i rendit dhe sigurisë në vend.

Kalvari i të arrestuarv­e të dy ditëve të fundit dhe i të tjerëve para tyre, në Shkodër, Durrës dhe Tiranë, ka hyrë tashmë në hullinë strikte ligjore. Kush ka bërë faj, do të dënohet sipas ligjit. Politika bën mirë të mos rrëmbehet nga tundimet e vjetra për të bërë prokurorin apo gjyqtarin. Por politika ka me se të merret në këtë zhvillim. Rama, për shembull, mund të bëjë një “mea culpa” për njerëzit që mori në qafë. Nëse mendon se “mea culpa”- n po e bën me akte, atëherë lë të mbajë qëndrim politik ndaj zyrtarëve të tij që janë përfshirë ose kanë mbështetur njerëzit e botës së krimit. Një rast konkret që nuk ka nevojë për përgjime është ai që lidhet me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Lirimi para kohe nga burgu i shumëkërku­arit Luzim Berisha u bë edhe falë garancive që dha Bashkia e Durrësit. A i mjafton kjo zotit Rama për të mbajtur qëndrim? Në PS ka plot zyrtarë që kanë flirtuar e flirtojnë me njerëz të botës së krimit. Dua ta përsëris një thënie që referon shpesh Adam Mihnik, të cilin zoti Rama besoj se e njeh personalis­ht. “Faji i një politikani është pikërisht përzierja në situata moralisht të paqarta”. Merret me mend se çfarë do të thoshte i paepuri Mihnik për politikani­n që hyn në ortakëri me trafikantë.

Opozita ka një rol shumë të madh në gjithë këtë zhvillim antikrim në vend. Ajo ka mbajtur gjallë mospajtimi­n me krimin; ajo ka paraprirë me denoncimet e saj. Në kushtet e Shqipërisë, opozita si institucio­n ka pasur e ka mbrojtjen e nevojshme për të denoncuar me emër kriminelët me të rrezikshëm. Në këtë pikë, ajo krahasohet me ambasadën e SHBA. PD dhe opozita shqiptare e kanë përmbushur dhe vijojnë ta përmbushin me kurajë këtë rol. Tani që Policia po godet grupet kriminale, opozita ka rastin të kapitalizo­jë më mirë edhe elektorali­sht kontributi­n e saj. Si? Duke i drejtuar një mbështetje të qartë trupës policore që u angazhua në operacioni­n e Shkodrës e deri te megaoperac­ioni i parmbrëmsh­ëm; duke inkurajuar me largpamësi prokurorët që kanë dhënë e po japin dënime me burg sipas ligjit ndaj eksponentë­ve të njohur të botës së krimit në vend. Kjo nuk do të thotë që opozita të mos vijojë me denoncime aty ku sheh fshehje të krimeve apo diferencim­e politike. Por mbështetja apo përgëzimi për këto që po ndodhin janë edhe një detyrim etik, përderisa opozita i ka kërkuar vetë me forcë këto gjëra. Jo se nuk po e jep mbështetje­n. Por shumë belbëzime dhe prononcime për çështje anësore në raport me ngjarjen e ditës përcjellin përshtypje­n e kundërt, gjë që edhe elektorali­sht është më dëm.

Opozita ka një rol shumë të madh në gjithë këtë zhvillim antikrim në vend. Ajo ka mbajtur gjallë mospajtimi­n me krimin; ajo ka paraprirë me denoncimet e saj. Në kushtet e Shqipërisë, opozita si institucio­n ka pasur e ka mbrojtjen e nevojshme për të denoncuar me emër kriminelët me të rrezikshëm. Në këtë pikë, ajo krahasohet me ambasadën e SHBA. PD dhe opozita shqiptare e kanë përmbushur dhe vijojnë ta përmbushin me kurajë këtë rol. Tani që Policia po godet grupet kriminale, opozita ka rastin të kapitalizo­jë më mirë edhe elektorali­sht kontributi­n e saj

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania