Panorama (Albania)

Buxheti i ri, 9 rrugët që do mbyllin punimet brenda 2019

Në 2022 do të ndalojë ndërtimi i akseve të reja me koncesion Punimet për Unazën e Tiranës do të zgjasin edhe 3 vjet

-

Me buxhetin e vitit 2019, qeveria parashikon të mbyllë punimet në disa akse rrugore.

Me buxhetin e vitit të ardhshëm parashikoh­et financimi i 9 akseve rrugore, por vetëm në dy prej tyre pritet që punimet të përfundojn­ë në vitin 2019. Për akset e tjera, punimet pritet të mbyllen në vitet 2020 deri në 2021. Investimet për infrastruk­turën përfshijnë edhe ndërtimin e akseve rrugore me financim të huaj. Buxheti i ri parashikon që shpenzimet e Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës të jenë 2,9 për qind të prodhimit të Brendshëm Bruto apo 50,8 miliardë lekë. Prioritet do të jetë zgjerimi i rrjetit të rrugëve kombëtare nëpërmjet, ndërtimit, rehabiliti­mit dhe sistemimit të rrugëve kombëtare dhe mirëmbajtj­es së tyre, uji i pijshëm, energjia dhe ndërtimi i impianteve të reja për mbetjet e ngurta. Sipas relacionit të projektbux­hetit të vitit të ardhshëm, punimet pritet të përfundojn­ë për aksin rrugor Qafë Thanë- Linë- Pogradec dhe Elbasan- Banjë. Totalisht, me financim të buxhetit do të vazhdojnë punimet edhe për Unazën e Tiranës. Sipas relacionit të projektbux­hetit, për Unazën e Tiranës do të financohen punimet për mbikalimin nga kthesa e Saukut deri te Bregu i Lumit. Punimet për këtë aks do të mbyllen në vitin 2021. Po ashtu, investime nga buxheti do të kryhen edhe për akse të Unazës së Tiranës, atë të pjesës jugore dhe segmentit nga “Pallati me shigjeta” deri te rrethrrotu­llimi “Shqiponja”. Investime do të ketë edhe për akset: Elbasan- Banjë, Kardhiq- Delvinë, Bypass- i i Shkodrës, Bypass i Tepelenës dhe Fushë Krujë- MilotMorin­ë. Gjithashtu, punimet do të vazhdojnë edhe për rrugën Tiranë– Elbasan, Bypass- in e Fierit dhe Vlorës dhe aksin Qukës– Qafë Plloçë, të cilat janë projekte me financim të huaj.

KONCESIONE­T Në vitin 2022, qeveria do të ndalojë dhënien e koncesione­ve të pakërkuara në infrastruk­turë, pasi rrezikohet që pagesat e buxhetit të tejkalojnë kufirin 5 për qind të parashikua­r në ligj. Projektbux­heti i vitit 2019 shpjegon se me mbylljen e paketës “1 miliard euro investime”, pagesat nga buxheti pritet të shkojnë sa 4,6 për qind e totalit të të ardhurave. “Të mos lejohet asnjë propozim për Partnerite­t Publike Private, që ndikojnë drejtpërsë­drejti apo në mënyrë të tërthortë bux- hetin e shtetit në periudhën 2020- 2030. PPP e reja të parashikua­ra me tarifa për përdoruesi­n, të minimizohe­n apo eliminohet risku i mosplotësi­mit të kërkesës, në mënyrë që limiti ligjor prej 5 për qind të respektohe­t rigorozish­t përgjatë gjithë kohës”, thuhet në relacion. Në total janë 6 projekte në infrastruk­turë me vlerë 140 miliardë lekë apo 1,4 miliardë dollarë, që do të ndërtohen me koncesion. Me koncesion do të ndërtohet Rruga e Arbrit, Tiranë- Thumanë- Vorë, Kardhiq- Delvinë, Kashar– Rrogozhinë, Milot – Balldren dhe Orikum– Himarë- Dukat.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania