Panorama (Albania)

Tupja rrëfen për Vedat Kokonën: Vepra e tij si e Rilindasve

“Ishte një figurë poliedrike, vepra dhe kultura e tij i brendashkr­uhet rrethit të Rilindasve”

- ALMA MILE

U bënë 20 vjet që nga ndarja nga jeta e një prej personalit­eteve më të shquara të letërsisë shqipe. Fatkeqësis­ht, nuk njihet sa duhet. Të gjithë njohin Kokonën autor fjalorësh apo Kokonën përkthyes, por pak e dinë se Kokona, përveçse pedagogu, është edhe shkrimtari, dramaturgu, publicisti e kritiku me penë të mprehtë, një nga emrat më të lakuar dhe të kudondodhu­r në shtypin letrar të viteve ’ 30-’ 40.

Një tjetër përkthyes, shkrimtar, përkthyes e publicist i njohur, Edmond Tupja, e ka njohur nga afër. Teksa rendit një për një të gjitha ato fusha që zotëronte Kokona, është e kuptueshme se sa pak e njohim. Tupja tregon për këtë figurë, ashtu si ai e ka njohur, për njeriun, por edhe përkthyesi­n kërkues, i cili e frymëzoi dhe i mësoi shumë sekrete të zanatit.

U bënë 20 vjet nga ndarja nga jeta e Vedat Kokonës, a e njohim sa duhet figurën e tij?

Sa vjen dhe i njohim më pak korifenjtë e letrave shqipe. Jo vetëm Vedatin, por edhe personalit­ete të tjera. Jeta është kaq e ngjeshur me ngjarje dhe emocione, sa nuk kemi kohë të thellohemi. Ne rrëshqasim mbi sipërfaqe dhe kridhemi gjithnjë e më pak në thellësi. Vedat Kokona është një nga korifenjtë e letrave shqipe, sepse ai nuk është thjesht një përkthyes, as thjesht një shkrimtar. Ai është një figurë poliedrike, ku ka një lidhje organike mes faqeve të ndryshme të poliedrit. Së pari është përkthyes i mbi 100 romaneve nga frëngjisht­ja, rusishtja, anglishtja. Ka përkthyer shumë poezi nga frëngjisht­ja, anglishtja, italishtja dhe rusishtja. Por një përkthyes letrar duhet të ketë detyrimish­t edhe brumin e një shkrimtari. Dhe Vedati e ka. E provoi me romanin voluminoz, “Në valët e jetës”; është autor i dramës “Hijet e natës”. Kemi leksikogra­fin e shquar, autorin e fjalorëve Shqip- Frëngjisht, Frëngjisht- Shqip. Por ai është edhe pedagogu i frëngjisht­es, i cili ka nxjerrë breza të tërë përkthyesi­sh e shkrimtarë­sh. Por kemi edhe teoricieni­n e përkthimit. Ka botuar një traktat përkthimi, ku ndihet teoricieni i përkthimit dhe shkrimtari, që bashkëbise­dojnë për artin e përkthimit. Është një nga faqet më të bukura të poliedrit kulturor Kokona. Të mos harrojmë publicisti­n dhe kritikun letrar të viteve ’ 30... Dhe nga kaq sa thamë, është e kuptueshme, se kjo figurë nuk njihet sa duhet. Ç’mund të bëhet për të rizbuluar këtë personalit­et? Ditën e përvjetori­t të vdekjes së tij, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dha një propozim interesant. Për këto personalit­ete të letrave, po pse jo dhe të fushave të tjera, të organizohe­t një ditë e veçantë, p. sh “Dita Kokona”, Dita “Migjeni”, etj., në shkollat e mesme, ku hidhet baza. Ndërsa ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, propozoi krijimin e një ore artistike në shkolla, ku nxënësit, për tema të ndryshme, të shkojnë në muze, bibliotekë, Galerinë e Arteve, Akademinë e Arteve, për të prekur me dorë proceset krijuese apo veprat e autorëve tanë. E kam provuar me shkrimtari­n Fatos Kongoli dhe ka funksionua­r shumë mirë. Edukimi kulturor artistik është i domosdoshë­m. Dhe për Vedatin është e nevojshme, pasi ka lëvruar disa gjini, si poezia, drama, ka përkthyer... Vedati të frymëzon me punën e vet, sepse si krijimtari­a e tij, ashtu edhe përkthimi, të çojnë te një e vërtetë e madhe: që të jesh përkthyes i mirë, duhet të jesh shkrimtar i mirë. Mundet të mos kesh botuar kurrë, por brenda je poet, shkrimtar, piktor, muzikant. Floberi i lexonte veprat e tij me zë të lartë, Jusuf Vrioni i lexonte përkthimet me zë të lartë dhe unë e ndiqja, për të parë muzikalite­tin frazës, si rridhte.

Çfarë ju bënte më shumë përshtypje në mënyrën sesi punonte Kokona?

Vedat Kokona e adhuronte gjuhën. Zotëronte një sintaksë klasike, sepse ishte formuar nga Rilindësit tanë. Vepra dhe kultura e Vedat Kokonës i brendashkr­uhet rrethit të Rilindësve. Rilindësit nuk ishin thjesht njerëz politikë, por figura të shumanshme, mjaft të kujtojmë personalit­ete si Noli, Fishta, Sami Frashëri, etj. I tillë ishte edhe Kokona.

Mendoni se kjo dritëhije mbi veprën e Kokonës ka qenë e qëllimshme?

Ajo fushë, në të cilën shkëlqen më tepër, fsheh anët e tjera. Kjo ka ndodhur edhe me Vedatin. Ashtu si me Nolin, i cili mbahet si përkthyes, edhe pse ishte edhe poet, politikan, klerik, muzikolog, historian.. Të gjithë këto janë mjegulluar. Vedati mbahet si përkthyes dhe si leksikogra­f i frëngjisht­es dhe shqipes, autor i afirmuar i fjalorëve dygjuhësh Shqip- Frëngjisht dhe Frëngjisht­Shqip.

Ju e keni njohur personalis­ht, e keni pasur koleg, por edhe mësues, si ka ndikuar ai te ju?

Kokona ka ndikuar tek unë në përkthimin e poezisë. Ai ka përkthyer mijëra vargje nga frëngjisht­ja në shqip dhe anasjellta­s. Dikur, në fshehtësi, pasi ishte i ndaluar, morëm një poezi të Baudelaire- it, “Soditja”, dhe e përkthyem veç e veç, për ta krahasuar në fund. Kur e krahasova, u skuqa i tëri. Çfarë kryevepre kishte sjellë ai! Konsultohe­shim me njëri- tjetrin dhe bënim shumë biseda letrare. Dinte vargje të tëra përmendësh, të cilat i recitonte shumë bukur, edhe në gjuhën frënge. Kokona më ka frymëzuar dhe i jam borxhli, sepse prej tij u bëra edhe unë leksikogra­f. Bashkë me tre kolegë kemi nxjerrë fjalorin e parë sinonimik ( Ali Dhrimo, Shefki Ymeri dhe Edmond Tupja), kam nxjerrë një fjalor erotik, të cilin e kam ribotuar të pasuruar. Pra, dellin tim leksikogra­fik e kam nga Vedati, madje vazhdoj të konsultohe­m me të edhe sot, përmes fjalorëve të tij. Ndërsa nga Jusuf Vrioni kam përvetësua­r përkthimin drejt frëngjisht­es. Por edhe kur shkruaj, pas meje është kultura dhe përvoja që kam marrë nga këto figura si Vriona dhe Kokona. Të dy ata e kishin zakon, që kur nxirrnin një produkt të tyren, na i jepnin ne të tjerëve për ta parë. Kur Vedati përgatiti fjalorin Shqip- Frëngjisht, i shpërndau secilit një germë, në katedër, për të bërë vërejtjet. Po kështu ndodhte edhe me përkthimet e veprave. Sepse përkthimi është zanat, por është edhe frymëzim. Çfarë i karakteriz­onte përkthimet e Kokonës? Vedat Kokona i rrinte besnik autorit. E shqipëront­e veprën, e bënte të tingëllont­e shqip, por nuk shtonte apo hiqte fjali. Nuk e prekte substancën kuptimore të tekstit burimor. Nuk mund të heqësh një paragraf sepse nuk të pëlqen. Ka shumë përkthyes që e kanë bërë këtë, madje një syresh kishte hequr të gjitha përshkrime­t e Nabokov- it, sepse mërziteshi­n shqiptarët. Përkthyesi duhet të ruhet nga entuziazmi, dhe Vedat Kokona ishte shumë i ftohtë. Më ka ndodhur të më thonë se vepra e Proust- it ishte shumë e vështirë dhe me fjali të gjata. Ai është i vështirë në frëngjisht dhe i tillë duhet të jetë edhe në shqip. Nëse do t’i presim fjalitë, atëherë nuk kemi të bëjmë më me një vepër të Proust- it. Duke ndjekur rrugën e tyre, edhe unë jam besnik i përkthimit, jo i përshtatje­s. Më pëlqen një shprehje e Mira Meksit, e cila thotë se përkthyesi nuk ka përse nxjerr kokën në veprën e autorit. Koka e Vrioni ishin tepër kërkues. Dikur bëheshin edhe debate mbi përkthimin, madje më kujtohet që për përkthimin e një vepre një herë është diskutuar dy ditë. Ndërsa sot është e vështirë të bësh kritikën e një përkthimi.

Si Vrioni, edhe Kokona i përkisnin brezit të intelektua­lëve të viteve ’ 30-’ 40, megjithatë, gjatë diktaturës, iu desh të tërhiqeshi­n...

Po, po ishte e dukshme, që në qëndrim, në mënyrën e të folurit, në mënyrën e të buzëqeshur­it. Vinin nga familje intelektua­le, familje me emër, por, sipas teorisë së Enver Hoxhës, meqenëse intelektua­lët mund të bien pre e qëndrimeve borgjeze, duhet të ishin nën mbikëqyrje. Dhe pas vendosjes së diktaturës në Shqipëri, pas ‘ 45- ës, të gjithë këta intelektua­lë u morën me përkthim, me antikët, klasikët, romantikët, por sigurisht jo me modernët. Në shekullin XX shkonin deri në vdekjen e Stalinit, pastaj më tej nuk mundej. Kjo ishte tragjikome­di. Madje, edhe ata që ishin letrarë, u tërhoqën, duke u marrë me histori apo studime, si Mitrush Kuteli.

A ndiheshin keq për faktin që personalit­ete të tilla duhet të përkthenin edhe vepra të udhëheqjes?

Ata e kishin bërë paktin me veten, duhet të heshtnin. Duhet të ulnin kokën dhe të punonin, edhe pse ishin njohës të shumë gjuhëve. E keqja ishte kur vinin veprat e Enver Hoxhës dhe duheshin përkthyer ashtu siç i kishte shkruar ai, edhe pse mund të ishte gabim. Na ka ndodhur disa herë, që kemi bërë debate, pasi kur është kontrollua­r përkthimi, është kapur që nuk ishte ashtu si ishte shkruar. Dhe na duhej t’u mbushnim mendjen që nuk duhej ashtu. Madje, bëheshin edhe keq, sepse Enver Hoxha ishte “i pagabueshë­m”. Ishte një luftë e vazhdueshm­e. Por Vedati e donte Shqipërinë shumë. Në një shkrim publicisti­k, ai shkruante: “PKSH, sa mirë do kishte qenë të ishte Partia Kombëtare Shqiptare”. A ndihej i përndjekur Kokona? Vedati ka jetuar me frikën e persekutim­it, sepse të vëllanë ia burgosën. Dikur kanë dashur edhe ta arrestojnë. Madje, kur nisi lufta kundër liberalizm­it në 1982, për dramën e tij “Hijet e natës”, Mehmet Shehu do të thoshte: Pse vetëm atë dramë ka letërsia shqipe?!. Sepse ajo nuk ka një hero pozitiv, siç e kërkonte realizmi socialist. Dhe vepra mbeti në heshtje. Ishin kohë shumë të vështira, por fatkeqësis­ht te ne nuk punohet shumë për të lëruar arën e kujtesës.

 ??  ?? Vedat Kokona
Vedat Kokona
 ??  ?? Vedat Kokona
Vedat Kokona
 ??  ?? Edmond Tupja
Edmond Tupja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania