Panorama (Albania)

Të gjithë të lidhur me Shijakun, si u zbuluan 4 grupet gjatë përgjimeve

Vëllezërit Avdyli, komunikime me grupin “Bajri”, Lulzim Berishën, vëllain e deputetit Arben Ndoka për trafik un e lëndëve narkotike

- ETLEVA DELIA Lulzim Berisha

Hetimi për grupin kriminal “Avdyli” nga Shijaku, i nisur në dhjetor të vitit 2016 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka zbuluar lidhjet edhe me 3 grupe të tjera.

Përgjimet për këtë grup kanë zbuluar bashkëpuni­min e tyre me ish- kreun e “Bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha, grupin “Bajri” të Shkodrës dhe vëllain e ish- deputetit socialist të Lezhës, Arben Ndoka. Madje, gjatë këtyre përgjimeve dolën në skenë edhe aferat korruptive të ishdrejtor­it të Përgjithsh­ëm të Burgjeve, Arben Çuko. Ka qenë një referim i Policisë së Kavajës, që ka sjellë nisjen e një procedimi penal nga ana e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Sipas informacio­nit të përcjellë nga oficerët e Kavajës, një grup i strukturua­r kriminal, baza e të cilit ishte në Shijak, ishte aktiv në trafikun e kanabisit dhe kokainës nga Shqipëria drejt vendeve të BE- së. Ishte prokurori Anton Martini, që regjistroi procedimin penal me numër 339, të vitit 2016. Në këtë formë u autorizuan përgjimet për anëtarët e grupit të dyshuar kriminal, që, sipas burimeve, drejtohej nga shtetasit Astrit Avdyli dhe Jasin Avdyli, të arrestuar tashmë gjatë operacioni­t të së dielës. Gjatë hetimeve që po kryheshin në kuadër të këtij procedimi penal, oficerët ranë në gjurmë edhe disa politikanë­ve, emrat e të cilëve dolën gjatë përgjimeve.

GRUPI AVDYLI Grupi i strukturua­r kriminal “Avdyli”, që u godit gjatë operacioni­t të fundjavës, sipas hetimeve, rezulton të jetë i përfshirë në trafik ndërkombët­ar të drogës, të paktën në 18 raste. Nga të cilat 13 të realizuara dhe 5 që priteshin të kryheshin gjatë këtyre ditëve. Sipas Prokuroris­ë, ata ishin të përfshirë në trafikun e kanabisit, që nisej nga brigjet e Kavajës të Kepit të Rodinit drejt Italisë. Por edhe në trafikun e kokainës, që vinte përmes Portit të Durrësit, duke u përpunuar më pas në një zonë në periferi të këtij qyteti dhe më pas një pjesë trafikohej drejt BE- se dhe një pjesë tjetër përdorej për tregun vendas. Nga ana tjetër, së fundmi, përgjimet zbuluan se ata ishin të lidhur edhe me trafikun e heroinës, një laborator i prodhimit e përpunimit të së cilës u zbulua të enjten në fshatin Brenog të Hasit. LIDHJA ME ISH- DEPUTETET Gjatë hetimeve që po kryheshin në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2016, gjatë përgjimeve del në skenë emri i drejtorit të Përgjithsh­ëm të Burgjeve të asaj kohe, ish- deputeti socialist Arben Çuko. Njëri prej anëtarëve të grupit kriminal “Avdyli”, shtetasi i arrestuar Denis Llaftiu, i kërkon Çukos të transferon­te një të dënuar nga Burgu i Burrelit. Ky transferim u realizua dhe gjatë përgjimeve rezultoi të ishte kryer përmes ryshfetit, konkretish­t për 3 mijë euro dhe një automjet. Megjithatë, këto janë marrë nga shoferi i Çukos dhe ende nuk është sqaruar plotësisht nëse i janë dorëzuar atij apo jo. Po gjatë këtij procedimi, përgjimet nxorën në skenë edhe ish- deputetin socialist të Lezhës, Arben Ndoka. Vëllai i Ndokës, Gjevi Ndoka, i njohur edhe me emrin Xhevahir dhe me pseudonimi­n “Xhevi”, i arrestuar tashmë si pjesë e grupit “Avdyli”, ka qenë në përgjim në kuadër të hetimeve që po kryheshin. E nga ana tjetër, duke qenë se bisedat e tij kontrolloh­eshin gjatë gjithë kohës, Prokuroria zbuloi edhe një aferë të dyshimtë për tjetërsimi­n e pronave. Gjatë bisedave që “Xhevi” bënte me vëllain e tij Arben Ndoka, doli në skenë përfshirja e këtij të fundit në aferën e falsifikim­it të dokumentev­e zyrtare dhe tjetërsimi­n e pronave në Qarkun e Lezhës dhe zonën turistike “Rana e Hedhun”. ROLI I LULZIM

BERISHES Gjatë operacioni­t që u zhvillua mbrëmjen e së dielës, forcat e Policisë ushtruan kontroll edhe në shtëpinë e Lulzim Berishës, i cili nuk rezulton të jetë në Shqipëri. Ish- kreu i “Bandës së Durrësit”, rezulton të jetë po ashtu pjesë e këtij procedimi, ndonëse nuk ka një urdhër ndalimi për të. Sipas Prokuroris­ë, grupi kriminal “Avdyli” ka bashkëpunu­ar me disa shtetas turq dhe pjesëtarë të disa grupeve kriminale për të transportu­ar opiumin nga Turqia drejt Hasit, në laboratori­n e përpunimit të heroinës që u zbulua ditën e enjte. Pasi të përpunohej, droga do të transporto­hej në drejtim të vendeve të BE- së. Pikërisht në këtë pikë del në skenë emri i Lulzim Berishës, nga përgjimet që janë kryer gjatë hetimeve. Megjithëse burimet thonë se nuk rezulton të jetë përgjuar vetë Berisha, por anëtarë të grupit kriminal kanë komunikuar me njëri- tjetrin duke përmendur emrin e tij. Nisur nga këto biseda, dyshohet se Lulzim Berisha do të garantonte transporti­n e heroinës nga Porti i Durrësit, në drejtim të Italisë e më pas drejt Gjermanisë. Por gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia nuk gjeti asgjë të jas- htëligjshm­e.

LIDHJA ME GRUPIN “BAJRI” Gjatë një përgjimi të datës 4 shkurt 2017, vetëm dy ditë pas kapjes së ngarkesës me 2 tonë kanabis në Itali, Astrit Avdyli telefonon Petrit Sulejmanin dhe e pyet nëse ishte kthyer. Në muajin qershor 2018, pak kohë para se Policia të godiste grupin “Bajri” në Shkodër, dalin përgjimet që kanë krijuar edhe lidhjet mes tyre dhe grupit “Avdyli”. Në skenë dalin Astmer Bilali, që u arrestua në shtator bashkë me Safet Bajrin dhe anëtarët e tjerë të organizatë­s. Astmer Bilali së bashku me ish- kampionin e mundjes, Elis Guri, kryenin trafik kanabisi, që, sipas Prokuroris­ë, e bënin për llogari të Safet Bajrit. Sipas Prokuroris­ë, Astmer Bilali dhe Elis Guri i kanë shitur një sasi kanabisi dhe kokaine dy prej anëtarëve të grupit “Avdyli”, që ende nuk janë arrestuar.

 ??  ?? Safet Bajri
Safet Bajri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania