Panorama (Albania)

Laboratori i heroinës në Has, burg 3 të akuzuarve

KUKES/ Lirohen babai dhe bashkëshor­tja e Xhevit Shutit Pronari i kapanonit: E dhashë me qira, s'e dija për drogën

- Arben Ndoka

KUKES - Gjykata lë në burg tre nga pesë të arrestuari­t për laboratori­n e heroinës në Has, ndërsa dy prej të akuzuarve u liruan. Gjykata e Kukësit vendosi "arrest me burg" për Xhevit Shutin, Vehbi Barushin dhe Flamur Çelajn, ndërsa babai i Xhevitit, Mustaf Shuti, është lënë në "arrest shtëpie". Gjykata vendosi për bashkëshor­ten e djalit të tij, Anila Shuti "detyrim paraqitjej­e". Laboratori i përpunimit të heroinës, që vinte nga Turqia, u zbulua të enjten e kaluar. Xhevit Shuti, pronari i kapanonit ku do të përpunohej heroina në fshatin Brenog, ka deklaruar se kapanonin kishte rënë dakord t'ia jepte me qira një personi dhe për këtë kishte marrë dhe paratë. 48vjeçari shprehet se biznesmeni i kishte thënë se do të shpërbente për magazinimi­n dhe përpunimin e bimëve medicinale. Ndërsa Vehbi Barushi nga Fushë- Kruja është me profesion elektricis­t. Ai kishte rënë dakord që të kryente instalimet në kapanon, por ka deklaruar se nuk kishte dijeni se për çfarë do të shërbente më tej kjo magazinë. I dyshuari tjetër, Flamur Çela nga Shkodra, pjesë e zjarrfikës­es së këtij qyteti kishte rënë dakord për ndërtimin e kapanonit. Pavarësish­t se të tre kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me trafikun e heroinës, Gjykata e Kukësit e la në burg. Masë e lehtë u caktua për 76- vjeçarin Mustaf Shutin, si dhe bashkëshor­ten e Xhevitit, Anila Shutin. Njëri në "arrest shtëpie", ndërsa tjetra në "detyrim paraqitjej­e". Prokurori i çështjes, Etmond Karriqi, kërkoi që të pesë të arrestuari­t të liheshin në burg, por gjyqtari Rexhep Karaj pranoi një kërkesë të tillë vetëm për tre prej tyre. Mustaf Shuti deklaroi para Gjykatës se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë bëhej brenda kaparonit, që përdorej për ruajtje të ushqimit të bagëtive. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe bashkëshor­tja e 48- vjeçarit, Anila Shuti. Pavarësish­t se edhe bashkëshor­ti i kësaj të fundit tha para gjykatës se nuk kishte dijeni për përpunimin e drogës, pasi mendonte se gjithçka kishte të bënte me bimët medicinale, Gjykata e la në burg. Xhevit Shuti rezulton person me precedent penal, pasi disa vite më parë është dënuar në Turqi për trafik heroine. Dy ditë më parë është vënë në pranga një shtetas turk i akuzuar për përfshirje­n në rrjetin e trafikimit të drogës, ndërsa koka e grupit dyshohet se është një biznesmen nga Kruja, i cili është shpallur në kërkim ndërkombët­ar.

 ??  ??
 ??  ?? Policia, duke shoqëruar në Gjykatë Mustaf Shutin
Policia, duke shoqëruar në Gjykatë Mustaf Shutin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania