Panorama (Albania)

Përgjimet fundosën Çukon, vrasësi me pagesë i dha 3 mijë euro për transferim­in

Përgjimet mes Çukos dhe drejtorit të Burrelit: Më lër ta vendos unë, se ata që kanë ndërhyrë na kanë bërë pisllëqe

- ERALD DELIU Arben Çuko

Ish- drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve, Arben Çuko, njëkohësis­ht edhe ish- deputet i Partisë Socialiste, u arrestua të dielën nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet të jetë përfshirë në afera korruptive gjatë kohës që ishte në detyrë.

Bëhet fjalë për marrje ryshfetesh për transferim­e në burgje për të dënuarit. Emri i tij ka dalë në përgjimet e Prokuroris­ë për grupin e drogës në Shijak dhe më pas është vënë gjithashtu në përgjim edhe ish- drejtori i Burgjeve, Çuko. "Panorama" siguron një pjesë të përgjimeve në dosjen me 108 faqe që ka Prokuroria e Krimeve të Rënda për Çukon. Sipas përgjimeve, ai komunikon me drejtorin aktual të Burgut të Burrelit, Fatjon Kurtin, i cili i kërkon që të kryejë transferim­in e një personi të dënuar si vrasës me pagesë. Bëhet fjalë për shtetasin Olsi Karagjozi, i njohur ndryshe me nofkën "Olsi i Qamiles". Sipas dosjes hetimore të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Olsi Karagjozi ka dashur të transferoh­et në një burg tjetër dhe ka kontaktuar të arrestuari­n Artur Balla. Pasi është rënë dakord për çmimin e transferim­it, Balla i ka dhënë një shumë prej 3 mijë eurosh shtetasit Denis Llaftiu dhe ky i fundit ia ka dorëzuar atë Qerim Mashës, i cili është edhe shoferi i Arben Çukos, që ka luajtur rolin e ndërmjetës­it. I ndodhur në Burgun e Burre- lit, Karagjozi kërkonte transferim­in në Burgun e Peqinit. Duke qenë se transferim­i po vononte, Karagjozi ka kërkuar që ai të anulohet dhe të marrë paratë mbrapsht. Mirëpo, shoferi i Arben Çukos, Qerim Masha, e ka siguruar përmes ndërmjetës­ve të tjerë se do të ndodhte, por jo në Burgun e Peqinit, por në Burgun e Krujës. Më pas, ka qenë drejtori i Burgut të Bur- relit, Fatjon Kurti, që ka telefonuar Arben Çukon, duke e pyetur për transferim­in e mundshëm të Karagjozit. Madje, në përgjime shprehet edhe frika nëse dy bashkëbise­duesit mund të ishin në përgjim dhe shoferi i Çukos ndryshoi numrin për këtë arsye. PËRGJIMI Fatjon Kurti: Alo, drejtor përshëndet­je, Fatjoni jam.

Arben Çuko: Kush Fatjon o burrë?

Fatjon Kurti: Fatjoni jam, drejtori i Burrelit.

Arben Çuko: Hë Fatjon, më thuaj.

Fatjon Kurti: Nuk kemi ndonjë problem, situata e përgjithsh­me është e qetë, a mundet të vij nesër të bisedoj për nja dy çështje të vogla?

Arben Çuko: Nuk e di a m'i thua dot në telefon...?

Fatjon Kurti: T'i them edhe në telefon, por doja të vija të takoja e të të uroja. Mirë drejtor doja të flisja edhe për këtë, për një transferim të një të paraburgos­uri që të kishim biseduar. Arben Çuko: Ça është? Fajton Kurti: Është ky Karagjozi... për arsye sigurie më shumë...

Arben Çuko: Karagjozi.

Fatjon Kurti: Më kanë dërguar...

Arben Çuko: Prit ta vendos unë se kam digju llafe të tjera për këtë lloj. Ata që më kanë ndërhyrë mua më duket se më kanë bërë pisllëqe. Fajton Kurti: Mirë. Arben Çuko: Prit vërtetoj unë. Po Olsi ta

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e përgjimeve të Çukos
Faksimile e përgjimeve të Çukos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania