Panorama (Albania)

Sulmet e PD për Prokurorin­ë, Rama: Shpif, shpif se lirohesh

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaron se ' peshku i madh' i dosjes hetimore, për të cilën Policia e Shtetit ekzekutoi 44 urdhërarre­ste është krybashkia­ku i Durrësit, Vangjush Dako.

Në një dalje për mediat, pas publikimit të të dhënave nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit, Basha i cilësoi të arrestuari­t si ' cironka' dhe hodhi akuza të forta në drejtim të organit të akuzës, duke deklaruar se po bëhet gjithçka për të mbyllur hetimin për Dakon dhe 4 deputetë të PS. "Peshku i madh i kësaj dosjeje është Vangjush Dako, i cili, siç kam paralajmër­uar tash dy vjet, është kapur në flagrancë në përgjime zyrtare të Prokuroris­ë shqiptare dhe të partnerëve ndërkombët­are, në transaksio­ne politike dhe financiare me krimin e organizuar. Pra, në shkëmbim të votave për Partinë Socialiste, duke u ofruar tendera dhe të tjera lehtësira grupeve kriminale të krimit të organizuar shqiptar. Pra, peshku i madh i kësaj çështjeje quhet Vangjush Dako, të tjerët janë peshq të vegjël, të cilët po serviren si pjesë e përpjekjes së Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës, për të shpëtuar peshkun e madh të kësaj dosjeje, Vangjush Dakon dhe për të shkatërrua­r provat, hetimet, të cilat çojnë dhe duhet të çojnë në arrestimin një orë e më parë të Vangjush Dakos. Kjo është e vërteta! Kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër të shkatërroj­ë Donika Prela", deklaroi Basha.

HETIMET Sipas kreut të opozitës, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit, me arrestimet e kryera, duan t'u tregojnë shqiptarëv­e dhe partnerëve ndërkombët­are se po luftojnë krimin, ndërkohë që e vërteta është se të arrestuari­t do të lirohen shumë shpjet nga akuzat. "Ngjarjet e fundit nuk janë gjë tjetër, vetëm se pjesë e skenarit të shkatërrim­it të dosjes hetimore ndaj peshkut të madh të kësaj dosjeje, që quhet Vangjush Dako. Peshqit e vegjël që kanë arrestuar mbrëmë, do të lirohen dhe akuzat do t'u lehtësohen. Është e gjitha pjesë e një përpjekjej­e të Prokuroris­ë,

Akuzat e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, në drejtim të Prokuroris­ë për Kryeminist­rit Rama, vijnë si pasojë e dhimbjes së kokës për çështje të hapura me drejtësinë. Kreu i qeverisë garanton se lufta me krimin dhe korrupsion­in do të vazhdojë, ndërkohë që i cilëson si shpifje akuzat e opozitës. "Shpif, shpif, se lirohesh, i thonë një llafi, po s'ka më peshk, se rob jo e jo, që s'e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj Prokuroris­ë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë! Lufta me krimin e me korrupsion­in vetëm do të përshkallë­zohet # DerinëFund", shkruan Rama, në një reagim në "Twitter". Kreu i qeverisë kujtoi se sa më shumë të intensifik­ohet lufta kundër krimit, aq më tepër dëshpërim dhe kundërshti­m do të ketë në radhët e politikës së pashpresë. "Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimi­n. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvëni­a e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshë­m për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë # DerinëFund", theksoi kreu i të kapur nga krimi edhe nga Edi Rama, edhe Fatmir Xhafaj. Sot, ne, faktikisht, nuk kemi një Prokurori të Krimeve të Rënda, kemi një celulë kriminale, e cila i shërben pikërisht këtij plani: që duke i servirur opinionit publik dhe partnerëve ndërkombët­are disa peshq të vegjël, të cilëve prapë se prapë do t'i lehtësohen akuzat dhe do të lirohen, siç ka ndodhur në të gjitha rastet e derisotme, të mbyllet hetimi për Vangjush Dakon qeverisë. Rama shprehu keqardhje për arrestimin e ish- deputetit të PS, Arben Çuko, me akuzën e korrupsion­it, por theksoi se për maxhorancë­n e drejtuar prej tij, s'ka dy qëndrime në raport me ligjin. Krahas ishdrejtor­it të Përgjithsh­ëm të Burgjeve, Arben Çuko, Policia e Shtetit arrestoi edhe ishdeputet­in socialist, Arben Ndoka, emri i të cilit ka dalë në përgjimet e realizuara nga Prokuroria. dhe të paktën katër deputetë të tjerë socialistë, si pjesë e kësaj dosjeje hetimore", theksoi kreu i PD.

PADIA Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, paditi për shpifje në Prokurori kreun e opozitës, Lulzim Basha, në 20 dhjetor të vitit 2017, pas deklarimev­e të këtij të fundit se kryebashki­aku është kapur në përgjime me kriminelët për të blerë vota. Në Gjykatën e Tiranës, që shqyrtoi padinë e Dakos, kryetari i opozitës paraqiti si provë se të dhënat e deklaruara prej tij publikisht janë pjesë e një dosjeje hetimore që po trajtohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me numër procedimi penal 339/ 2016. Sipas të dhënave që bëhen publike nga Partia Demokratik­e, edhe dosja mbi bazën e së cilës u bënë arrestimet e operacioni­t të fundit nga Policia, është 339/ 2016, e njëjtë me atë për të cilën Basha foli në Prokurori për Dakon.

 ??  ?? Statusi i Ramës në “Twitter”
Statusi i Ramës në “Twitter”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania