Panorama (Albania)

Noka: Operacioni i Policisë i ' sakatuar', shmangu kokat

-

Deputeti i PD- së, Flamur Noka, e cilëson aksionin e fundit të Policisë si të sakatuar, pasi nga hetimet janë hequr kokat e bandës të lidhura me qeverinë. Noka ka bërë një paralele me aksionin e zhvilluar pak vite më parë në "Xibrakë" për laboratori­n e drogës, ku kokat kryesore të lidhura me qeverinë shmangen nga dosja dhe rrjedhimis­ht nuk arrestohen. "Është operacion i përgjysmua­r, për të mos thënë i sakatuar. Nuk është ndonjë sukses i madh i punës së Policisë së Shtetit. Pas kësaj, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda po përpiqen të fshehin një punë dyvjeçare të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Ky arrestim i këtij grupi të strukturua­r kriminal në Durrës dhe dy ish- deputetëve është si produkt i një procedimi penal të nisur në vitin 2016, nr. 339, në të cilin është përfshirë edhe Vangjush Dako. Çfarë ka bërë Donika Prela, ushtarja e Edi Ramës, së bashku me Fatmir, Agron Xhafën? Kanë përgjysmua­r dosjen. Në të njëjtin procedim penal është edhe Vangjushi, por Vangjushi nuk është arrestuar, është shmangur dhe ' peshqit e vegjël', dhe disa edhe të ngordhur, arrestohen dhe i serviren opinionit publik dhe ndërkombët­arëve si ' peshq të mëdhenj'", sqaroi Noka. Sipas deputetit të PD- së, organi i akuzës lëshon gjithmonë urdhërarre­ste për ushtarë, por jo për peshqit e mëdhenj. "Operacion i sakatuar. ' Peshku i madh' i kësaj dosjeje është Vangjush Dako. Do të doja që këtë gjë ta hidhte poshtë Donika Prela së bashku me Kryeprokur­oren politike të Partisë. Gjithmonë kapen ushtarët, por peshqit e mëdhenj jo", tha Noka.

 ??  ?? Deputeti i PD- së, Flamur Noka
Deputeti i PD- së, Flamur Noka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania