Panorama (Albania)

Vakancat në KQZ, PS propozon Bledar Skënderin e Rezarta Bitrin për anëtarë

-

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend propozimet e saj për dy anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas vakancës së krijuar prej katër anëtarësh, PS- ja ka bërë hapin e saj duke propozuar dy kandidatur­a. Bëhet fjalë për rikandidim­in e Bledar Skënderit dhe për kandidimin e Rezarta Bitrit. Ndërsa për dy vendet e tjera duhet propozimi i opozitës.

Por KQZ- ja pritet të jetë konflikti i radhës politik ndërmjet maxhorancë­s dhe opozitës. Konkretish­t, sipas formulës së KQZ- së, nga shtatë anëtarë, katër kandidatë i takojnë PS- së. Me rikandidim­in e Skënderit dhe propozimin për Bitrin, PS- ja bëhet me katër anëtarë në KQZ. Konkretish­t: Bledar Skënderi, Rezarta Bitri, Edlira Jorgaqi dhe Denar Biba. Ndërsa në krahun e opozitës situata duket më e ndërlikuar.

Nga tre anëtarë që i takojnë opozitës, sipas Kodit Zgjedhor, dy i propozon partia e parë parlamenta­re e opozitës dhe një partia e dytë parlamenta­re e opozitës. Por aktualisht KQZ- ja drejtohet nga një anëtar i propozuar nga opozita, i caktuar pas marrëveshj­es Rama- Basha në vitin 2017. Konkretish­t, nga Klement Zguri. Ndërsa dy anëtarët e tjerë, Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni, për të cilët është hapur edhe vakanca, pritet të ketë një debat brenda opozitës.

LSI- ja ka të drejtë të kërkojë anëtarin e saj në KQZ si partia e dytë me 18 deputetë e pakicës parlamenta­re. PD- ja do të duhet të zgjedhë nëse një prej dy propozimev­e të saj do t’ia lërë LSI- së. Nuk dihet nëse brenda opozitës do të ketë një marrëveshj­e për këtë çështje, por ajo që është e sigurt është që KQZ- ja tanimë nuk është në ngërç institucio­nal. Aktualisht, KQZ- ja ka të mandatuar vetëm 3 anëtarë nga 4 që është numri minimal për të zhvilluar mbledhjen. Me propozimin e dy anëtarëve nga PS- ja, bëhet edhe zhbllokimi institucio­nal i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania