Panorama (Albania)

Mësuesia, Rama: 1 mijë dollarë për ekselentët “Bursa për të gjitha vitet nëse shkëlqeni deri në fund”

Kryeminist­ri e ministrja e Arsimit, takim me studentët e shkëlqyer

-

Maturantët me mesatare mbi 9 që u regjistrua­n këtë vit akademik në një degë mësuesie, jo vetëm që nuk do të paguajnë tarifë shkollimi, por do të marrin edhe 1 mijë dollarë nga qeveria. Për t'iu komunikuar këtë, kreu i qeverisë Edi Rama mblodhi 260 kandidatët që sapo kanë nisur rrugën e mësuesisë me mbështetje­n e qeverisë. Shuma, e cila do të përpjesëto­het për t'u dhënë çdo muaj, do të mundësojë minimalish­t nevojat didaktike. "Së paku për të plotësuar nevojat për libra apo për materiale mësimore, të mos keni nevojë të kërkoni nga prindërit. Është puna juaj se si e shpenzoni pjesën tjetër të parave, nëse mbeten", nënvizoi Kryeminist­ri në takimin e një dite më parë me ekselentët, që i dedikohen mësuesisë duke i paralajmër­uar se nëse nuk e ruajnë mesataren që kanë edhe në vitet e tjera, mund ta humbasin bursën. "Kini parasysh që bursa e secilit dhe secilës prej jush do të vazhdojë edhe në vitet e tjera, në rast se ju do vazhdoni të jeni ekselentë deri në fund". E pranishme në takim, ministrja Lindita Nikolla bëri publike shifrat kokëforte, tregues i një cilësie të re në universite­tet që përgatisin mësues, por edhe si garanci për sistemin arsimor. "Një vit më parë kishim 27.6% me mesatare nën 7, këtë vit zero. Në 2014- ën kishim në sistem edhe 1429 mësues që dilnin nga universite­tet e mbyllura, sot nuk ka asnjë shans të blihet diploma në programe të tilla. Atëherë kishim dhe 2760 mësues të diplomuar part- time, që në shumicën e rasteve funksionon­te po njësoj, madje dhe në universite­te publike, duke shpenzuar para për të formuar cilësi tejet të ulët të mësuesve". Ministrja sqaroi edhe situatën në disa universite­te në rrethe, ku shumë degë nuk kanë çelur dyert duke thënë se bëhej fjalë për programe që rrezikonin një sistem të tërë, pasi shumica e mësuesve të diplomuar rezultonin mbetës në provimin e shtetit. Sakaq, grupe të posaçme po punojnë për unifikimin e kurrikulav­e si dhe të standardiz­imit të programeve mësimore.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama, dje në takimin me ekselentët e mësuesisë
Kryeminist­ri Rama, dje në takimin me ekselentët e mësuesisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania