Panorama (Albania)

Pjesë e grupit kriminal në Greqi, pranga tepelenasi­t

Arrestohet në anën greke të Kakavijës, kishte urdhërarre­st

- GJIROKASTE­R/ BRIKENA META

Ai jetonte prej afro 15 vitesh në Greqi, ku ushtronte edhe aktiviteti­n e tij kriminal, që kryesisht fokusohej në trafikimin e lëndëve narkotike brenda dhe jashtë shtetit grek

Policia greke e Kakavijës ka arrestuar një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim, pasi në shtetin fqinj rezultonte se ishte pjesëtar i një grupi të organizuar në fushën e drogës.

Sipas të dhënave, i arrestuari është E. Shehu nga Tepelena. Ai po udhëtonte me makinën e tij dhe ka kaluar pa asnjë problem nga territori i kufirit shqiptar. Por sapo i është nënshtruar kontrollit në pjesën greke të Kakavijës, ka rezultuar se 41- vjeçarit ishte i skeduar në listën e personave të shpallur në kërkim nga shteti helen. Ai ka kundërshtu­ar kontrollin e forcave policore dhe ka tentuar të bëjë rezistencë ndaj ndalimit.

Sipas të dhënave, E. Shehu që më parë njihej me mbiemrin Bleta, është ndaluar pas një urdhërarre­sti të Policisë greke, ndërsa nuk rezultonte si person në kërkim nga autoritete­t shqiptare. Ai akuzohet nga Policia e shtetit fqinj për aktivitet kriminal dhe, sipas burimeve të Policisë, është i dyshuar për përfshirje në fushën e trafikut të drogës. “41- vjeçari dyshohet se është pjesë e një grupi të organizuar kriminal. Ai jeton- te prej afro 15 vitesh në Greqi, ku ushtronte edhe aktiviteti­n e tij kriminal, që kryesisht fokusohej në trafikimin e lëndëve narkotike brenda dhe jashtë shtetit grek”, bënë të ditur burime nga Policia, që është njoftuar në lidhje me këtë arrestim. Sipas të dhënave, 41- vjeçari tepelenas nuk ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombët­ar, ndaj edhe ka arritur të kalojë pa asnjë problem në pjesën shqiptare të Kakavijës. Ai ka kryer normalisht procedurat e kontrollit. Në Shqipëri ai njihet me mbiemrin Bleta dhe sipas të dhënave ka qenë i dyshuar për përfshirje po në fush- ën e narkotikev­e, edhe në vendin tonë. Por nuk ka pasur prova për arrestimin e tij. Ndërkaq, nga pala greke, mësohet se disa kohë më parë, Prokuroria ka lëshuar urdhërarre­st në ngarkim të tij si i dyshuar si një ndër pjesëtarët e një grupi të organizuar kriminal për trafikimin e drogës. Urdhërarre­sti, siç mësohet, është i ditëve të fundit, pasi 41- vjeçari është futur normalisht edhe herë të tjera në Shqipëri dhe nuk është ndaluar nga ana e Policisë greke. Ai ka qenë në përgjim prej kohësh dhe pasi janë siguruar prova është firmosur edhe fletëarres­ti.

 ??  ?? Dogana e Kakavijës
Dogana e Kakavijës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania