Panorama (Albania)

Iu merrnin sirianëve 500 euro për t’i çuar në Tiranë, 3 në pranga

-

GJIROKASTE­R- Dy persona kanë rënë në pranga për veprën penale të dhënies ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Arrestimi në flagrancë i tyre është bërë nga shërbimet e FNSH- së Fier, në bashkëpuni­m me Specialist­ët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastë­r. Sipas Policisë, të arrestuari­t janë shtetasit Andrea Qerimi, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe Artiles Zeqirja, 32 vjeç, banues në Tiranë. “Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kanë tentuar t’u japin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit tre shtetasve të huaj nga vendet MENA. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se bashkëpunë­torë në këtë aktivitet ka qenë dhe E. Ll., 26 vjeç, banues në Bilisht, Korçë”, bëri të ditur Policia. Mësohet se Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e tij, ndërsa 26vjeçari nga Bilishti është shpallur në kërkim. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se trafikantë­t kishin mbyllur një pazar prej 500 euro për person me qëllim transporti­min e klandestin­ëve nga Kakavija në Tiranë. Të tre sirianët kishin mundur të gjenin një mënyrë kontakti me trafi- kantët nga Tirana, duke komunikuar me ta nëpërmjet WhatsApp, me ndihmën e personave të tretë.

Kohët e fundit, ka shënuar rritje numri i klandestin­ëve të huaj nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore ( MENA – Middle East and North Africa) që kanë rënë përgjatë këtij muaji në duart e Policisë Kufitare. Ndërsa muaji shtator u mbyll me një shifër prej 20 klandestin­ësh, tetori ka regjistrua­r deri tani rreth 60 shtetas të huaj, të ndaluar nga Policia e Kufirit në Gjirokastë­r. Rreth 400 klandestin­ë të paligjshëm janë kapur nga Policia Kufit- are e Gjirokastr­ës prej muajit qershor. Shifra më e lartë e këtij pesëmujori është shënuar në muajin korrik, me rreth 135 klandestin­ë të ndaluar. Por, shifra e klandestin­ëve që depërtojnë në kufirin shqiptar, duke iu shmangur kontrollev­e të Policisë, të ndihmuar edhe nga trafikantë­t, dyshohet të jetë disa herë më e lartë se shifrat e raportuara në statistika­t e Policisë së Shtetit. Korrupsion­i në vetë radhët e uniformave blu ka vënë në pranga më 22 shtator të këtij viti, 6 efektivë të Policisë Kufitare të Kakavijës, tashmë të përjashtua­r edhe nga radhët e Policisë së Shtetit. b. m

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania