Panorama (Albania)

Rusia dhe SHBA, me replika për përshkallë­zimin e garës raketore

Pas paralajmër­imit të Trump për tërheqjen nga traktati

-

Kremlini paralajmër­oi se Rusia do të hakmerret, duke zhvilluar raketa të reja “për të rivendosur ekuilibrin” e fuqisë ushtarake nëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga traktati i armëve, i nënshkruar në epokën e Luftës së Ftohtë. Presidenti Donald Trump tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara do ta braktisnin traktatin, duke e akuzuar Rusinë për shkeljen e marrëveshj­es, e cila ndalon raketat me bazë në tokë me rreze mesatare. “Kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara nuk po fshihen, por haptazi po fillojnë të zhvillojnë këto sisteme në të ardhmen dhe nëse këto sisteme po zhvillohen, atëherë është e nevojshme që të ndërmerren veprime edhe nga vendet e tjera, në këtë rast Rusia, për të rivendosur ekuilibrin në këtë sferë”, tha zëdhënësi i qeverisë ruse, Dmitri Peskov, sipas “Reuters”. Ai ka shtuar se “Kjo është një çësh- tje e sigurisë strategjik­e. Masat e tilla mund ta bëjnë botën më të rrezikshme”. Ndërprerja e traktatit të miratuar nga Presidenti Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov në vitin 1987, do të rriste mundësinë e përshkallë­zimit të një gare të armëve, në një kohë kur Ushtria e Rusisë është bërë gjithnjë e më agresive në rajon. Rusia i ka mohuar pretendime­t e SHBA- së se ajo ka shkelur traktatin dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për minimin e marrëveshj­es. Peskov tha se Moska pret një shpjegim të hollësishë­m nga Uashington­i mbi vendimin e tërheqjes së tij nga traktati. Këshilltar­i i Sigurimit Kombëtar i Presidenti­t Trump, John Bolton, pritet të takohet sot me Presidenti­n rus, Vladimir Putin.

 ??  ?? Donald Trump dhe Vladimir Putin
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania