Panorama (Albania)

E papreceden­t, BE mund të ndryshojë buxhetin e Italisë

Sot merret vendimi, koalicioni qeveritar italian nuk tërhiqet

-

Për herë të parë në historinë e tij, Komisioni Europian mund të vendosë të ndryshojë buxhetin e një vendi anëtar, me një vendim që mund të merret të martën për Italinë.

Qeveria italiane e bashkimit të së majtës dhe së djathtës ekstreme ka bërë premtime elektorale shumë të rëndësishm­e për programin e tij, të cilat kërkojnë shpenzime më të mëdha në buxhet, që në këtë rast nuk shkon sipas linjës dhe limiteve të kërkuara nga BE. Dhe planet e kësaj qeverie mund të devijojnë me një vendim që merret nga Komisioni Europian, ekzekutivi i Bashkimit Europian, i cili kontrollon dhe aprovon buxhetet e eurozonës, përpara se të miratohen nga parlamente­t nacionale. Komisioni e ka bërë të qartë deri tani se nuk i pëlqejnë planet e Italisë për draftin e buxhetit të vitit 2019, duke paralajmër­uar të enjten e kaluar se ai draft është një shkelje serioze dhe një devijim i papreceden­të nga rregullat e shpenzimit në BE. Por një zëdhënës i Komisionit ka deklaruar të hënën në mbrëmje, se vendimi nuk është marrë ende. “KE po vlerëson draftbuxhe­tin e Italisë në një mënyrë objektive, për të kontrollua­r nëse ai buxhet respekton angazhimet, që Italia ka marrë në muajin korrik përpara të gjitha vendeve të tjera të BE- së. Që të jemi të qartë, nuk ka asnjë mënyrë ligjore që Komisioni të ‘ refuzojë’ draftin e një buxheti. Por Ko- misioni mund t’i kërkojë një qeverie të paraqesë një version të rishikuar të draftit për planin buxhetor”, tha zëdhënësi. Analistët shohin pak shanse që koalicioni i qeverisë italiane do të ndryshojë kursin për premtimet ndaj votuesve për të rritur shpenzimet e mirëqenies. Qeveria e koalicioni­t euroskepti­k të Italisë, e përbërë nga partia e krahut të djathtë Lega e drejtuar nga Matteo Salvini dhe Lëvizja Pesë Yje, kundër BEsë, e udhëhequr nga Luigi Di Maio, dëshiron të shkurtojë disa taksa, të përmirësoj­ë pensionet, të sjellë të ardhura universale dhe të vendosë një amnisti tatimore për të luftu- ar evazionin fiskal. Por masat e tilla pritet të rritin deficitin e buxhetit të Italisë në 2.4 për qind në 2019, duke bërë një kthesë të fortë nga objektivi prej 0.8 për qind, i premtuar nga qeveria e mëparshme. Komisioni dhe investitor­ët janë aktualisht të shqetësuar rreth grumbullit të madh të borxhit të Italisë, i cili është i barabartë me 131.2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të saj, duke e bërë atë të dytin më të madh në eurozonë pas Greqisë. Nëse buxheti i Italisë refuzohet, pritet të ndërmerren veprime ndëshkuese ndaj saj, me procedurat e një deficiti të tepruar dhe rritjen e presionit.

 ??  ?? Zv. kryeminist­rat italianë, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini
Zv. kryeminist­rat italianë, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania