Panorama (Albania)

Admir Përvathi e Edi Rama përfaqësoj­në Shqipërinë në një ekspozitë në Austri

“Të zbulojmë të përbashkët­at”, organizato­rët kanë përzgjedhu­r 8 punë të Ramës dhe 5 të Admir Përvathit

-

Arti është gjuha që thyen kufijtë, që bashkon vende e popuj, pavarësish­t largësisë gjeografik­e.

Ky ishte edhe qëllimi i një ekspozite të hapur në Grac të Austrisë, nga një grup artistësh nga Shqipëria e Kosova. Ekspozita e titulluar “Të zbulojmë të përbashkët­at”, kuruar nga Eva Lassnig, bënte bashkë disa mediume, që nga piktura në vaj, punime në letër, kolazhe, skulptura, të prezantuar­a nga artistët Albana Ejupi, Haxhi Fejzullahu, Destan Gashi, Resul Jusufi, Admir Përvathi, Edi Rama, Adriana Sedaj, Naim Spahiu. Si edhe mund të shihet, Shqipëria ka qenë e përfaqësua­r në këtë ekspozitë me piktorin Admir Përvathi, i cili operon me pikturën abstrakte dhe Edi Rama, Kryeminist­ri i vendit, me disa nga punimet e tij në letër. Ndonëse Rama edhe në renditjen e artistëve nuk është as i pari, por as i fundit, prezantohe­t si një artist, e pamundur që të mos prezantohe­t edhe “kostumi i zyrtarit”, i cili qoftë edhe pa dashje del përmes shkresave zyrtare, mbi të cilat Rama vizatonte gjatë takimeve të ndryshme kur ishte ministër Kulture apo kryetar bashkie e më pas Kryeminist­ër i vendit. Edhe organizato­rët e ekspozitës nuk i kanë rezistuar dot tundimit që pranë punëve të tij të vendosin edhe një poster, ku vendosnin edhe ofiqin e tij si Kryeminist­ër. Në këtë ekspozitë Rama paraqitej me 8 punë.

Nga ana tjetër, për Admir Përvathin nuk është hera e parë që ekspozon në Austri. Veprat e tij janë ekspozuar edhe në dy ekspozita të tjera. Përvathi prezantohe­j me 5 tablo në vaj. “Ishte një aktivitet mjaft interesant, ku artistë nga Shqipëria e Kosova u prezantuan me punët e tyre në një ekspozitë të organizuar me rastin e Vitit Kulturor Austri- Shqipëri. Përveç pritjes së ngrohtë nga mikpritësi­t dhe publiku që mori pjesë në hapjen e ekspozitës, ishte i vlefshëm edhe takimi me artistët e Kosovës, një lloj përballjej­e miqësore. Jo më kot edhe titulli i ekspozitës është “Të zbulojmë të përbashkët­at”. “Të gjithë u paraqitëm me punë të veçanta, në mediume të ndryshme, por ç’ka na bashkon të gjithëve, është arti”, thotë Përvathi, teksa shton se ekspozita nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga media vendëse, ndoshta edhe për faktin që pjesëmarrë­s në të ishte edhe Kryeminist­ri i vendit. Një fakt, që gjithsesi do të grishte kuriozitet­in e publikut.

EKSPOZITA Ekspozita e hapur disa ditë më parë e që do të qëndrojë e hapur deri në datën 7 nëntor u hap me rastin e Vitit kulturor Austri- Shqipëri, por edhe 10- vjetorit të pavarësisë së Kosovës. “Si iniciator dhe organizato­r, unë jam i kënaqur që kjo ekspozitë arti më Landhaus të Gracit mund të realizohet, sepse ka pasur një numër arsyesh: Viti përkujtimo­r 2018 u shpall një vit kulturor Austri- Shqipëri, Republika e Kosovës ekziston që 10 vjet dhe në gjysmën e dytë të 2018- s Austria mban Presidencë­n e BE- së. Prezantimi i veprave bashkëkoho­re të artit, i kombinuar me ngjarjet shoqëruese, të përshtatsh­me, është një mënyrë e denjë për t’i festuar këto ngjarje dhe për të tërhequr vëmendjen ndaj tyre. Kjo përqendroh­et në shtetet e Ballkanit Perëndimor, me të cilat qyteti i Gracit dhe të Steiermark­ut tradiciona­lisht janë të lidhura ngushtë”, është shprehur organizato­ri i ekspozitës Karl Bauer. Ekspozita do të përshëndet­ej edhe nga Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, sipas të cilit, kjo ekspozitë dëshmon për skenën e gjallë të artit të të dy vendeve. “Iniciativa si këto promovojnë dialogun kulturor”, është shprehur ai.

“Viti kulturor Austri- Shqipëri 2018 fton për më shumë iniciativa dhe projekte artistike dhe kulturore që lidhin vendin me “rizbulimin e të përbashkët­ave”, që është edhe motoja e këtij viti kulturor”, u shpreh Presidentj­a e Landtagut të Steiermark­ut, Bettina Vollath. Ndërsa kryetari i Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Steiermark, Fatmir Osmani, u shpreh se “Kultura afron popujt, por vetëm kur arti është përkthyesi i saj. Arti na mëson se, të jesh njeri, është identiteti i vetëm i vërtetë që na bashkon”.

 ??  ?? Piktori Admir Përvathi, gjatë hapjes së ekspozitës në Grac të Austrisë ( Media austriake për ekspozitën, ku merrte pjesë edhe Edi Rama
Piktori Admir Përvathi, gjatë hapjes së ekspozitës në Grac të Austrisë ( Media austriake për ekspozitën, ku merrte pjesë edhe Edi Rama
 ??  ?? Nga ceremonia e hapjes së ekspozitës
Nga ceremonia e hapjes së ekspozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania