Panorama (Albania)

Formacioni mister, Mesi fut në telash Valverden

-

Po tani çfarë do të bëj? Kjo është pyetja që mund t'i ketë bërë vetes trajneri Ernesto Valverde nga e shtuna deri sot, pasi mësoi që ylli i skuadrës së tij, Lionel Mesi, nuk është i gatshëm për ndeshjen me Interin, por as në klasiken me Realin. Sigurisht që të zëvendësos­h lojtarin më të mirë në botë është diçka e pamundur, por trajneri katalanas duhet ta bëjë i detyruar nga dëmtimi. Dhe opsionet në një skuadër si Barcelona nuk mungojnë kurrë. Nga Dembele te Rafinja, Malkom apo Serxhi Roberto. Të gjithë janë në garë për të fituar një fanellë titullari nëse skema do të vazhdojë 4- 3- 3 ose mund të ndryshojë skemën.

Opsioni natyral dhe më i besueshëm është aktivizimi i Dembelesë si titullar përkrah Kutinjos dhe Suarezit. Por në ndeshjet e fundit, sulmuesi francez nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe nuk duket alternativ­a më e mirë e momentit. Nuk përjashtoh­et mundësia që trajneri Valverde t'i japë një fanellë titullari mesfushori­t Rafinja dhe ta spostojë drejt sulmit. Ai e njeh

Dembele- Rafinja-

mirë skuadrën e Interit dhe i di pikat e dobëta të skuadrës zikaltër, pasi u aktivizua 6 muaj në sezonin e kaluar. Për më tepër, di të luajë edhe në sulm.

Por nuk përfundon këtu. Mungesa e Mesit mund t'i japë një mundësi të artë braziliani­t Malkom, i cili u transferua me shumë bujë te Barcelona, por nuk ka luajtur shumë. Ka shpejtësi dhe me të majtën mund të jetë i rrezikshëm

Malkom- Roberto-

duke kërkuar goditjen. Gjithashtu, Serxhi Roberto i spostuar si sulmues i djathtë nuk përjashtoh­et, por Valverde nuk kërkon të bëjë eksperi- mente të shumta kundër Interit që në këtë moment është konfirmuar një skuadër e fortë.

Numri një i katalanasv­e mund të bëjë edhe ndryshim radikal në formacioni­n që do të zbresë në fushën e lojës kundër zikaltërve. Atij i pëlqen skema 4- 4- 2 dhe në këtë mënyrë do të ketë më shumë ekuilibër. Kujtojmë që Barcelona në mbrojtje ka shfaqur probleme gjatë këtyre javëve dhe duhet të bëjë kujdes. Dhe në rastin e këtij formacioni, Buskets dhe Rakitiçi do të luajnë në qendër të mbështetur nga Kutinjo majtas dhe Artur djathtas. Suarez mund të luajë përkrah Dembelesë në sulm.

Formacioni-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania