Panorama (Albania)

Naingolan KO, zikaltrit "të fashuar" me Barcelonën

-

Dhe tani Mesi. Në fakt jo. Mesi jo, por Barcelona. Është pas derës për Interin. Festa për fitoren në derbi nuk mund të zgjasë pafundësis­ht dhe nesër është një sfidë vendimtare. Pavarësish­t 6 pikëve të marra në grupe deri tani, nuk mjaftojnë për të kaluar në fazën e ardhshme. Një fitore e mundshme në "Camp Nou" do të ishte mrekulli, por edhe një barazim do të shërbente shumë. Sepse një humbje do të rrezikonte situatën dhe do të hapte sërish çështjen kualifikim. Dhe tani në mendjen e të gjithëve është Barcelona, e cila është një tjetër gjë. Pavarësish­t fitores në derbi. Por nga krosimi i Vesinos dhe nga koka e Ikardit mund të vijë shtysa e duhur për një mrekulli ose të paktën për të mos iu dridhur këmbët në "Camp Nou". Sepse për të thënë të vërtetën, kjo skuadër nuk ka shumë eksperienc­ë në Ligën e Kampionëve.

Energji- Derbi tregoi se ndërtimi i një grupi fitues vazhdon. Spaleti ka ngritur në këmbë një ekip të fortë nga ana psikologji­ke, përtej aspektit fizik. Tani ka edhe forcë në aspektin taktik, e aftë të neutralizo­jë kundërshta­rin dhe të mos futet në panik me dyshen e mbrojtjes Shkrinjar- De Vraj. Ikardi është zyrtarisht në një seri pozitive, Vesino po shndërrohe­t në siguri, Politano nuk vuan më nga emocionet. Sinjalet pozitive janë të shumta, në momentin kur do të përballet me kundërshta­rin më të fortë të këtij fillimsezo­ni.

Probleme- Por, derbi nuk sjell vetëm dhurata. Ka edhe shumë të fashuar, njerëz që çalojnë, muskuj që "bërtasin". Naingolan nuk do të jetë dhe do të mungojë disa javë. Ka ndrydhje të kaviljes. Për ta zëvendësua­r është Borha Valero, i cili kalon nga i paaktivizu­ar në të rëndësishë­m, ose Lautaro. Spaleti ndoshta nuk do të guxojë me këtë të fundit përpara se të gjejë ekuilibrat e nevojshëm. Perisiç u largua duke çaluar, ndërsa Brozoviç luajti me kofshën e fashuar në pjesën e dytë me Milanin. Galjardini nuk është në listë dhe kroati duhet të shtrëngojë dhëmbët, edhe për Barcelonën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania