Panorama (Albania)

Artriti reumatoid, si duhet të trajtohet dhimbja e kyçeve

Mjekja reumatolog­e Blerina Dhamo: Të mos neglizhohe­t asnjë dhimbje kyçesh që zgjat mbi 6 javë

-

DDeformime­t në kyçe, prekja e zemrës dhe mushkërive, çrregullim­et e ankthit, humorit dhe gjumit janë disa nga komplikaci­onet më të shpeshta të artritit reumatoid. Mjekimi në kohë bën të mundur parandalim­in e tyre, duke mundësuar një jetë sa më cilësore për pacientët. Mjekja reumatolog­e Blerina Dhamo këshillon që të mos neglizhohe­t asnjë dhimbje kyçesh, që zgjat mbi 6 javë. Sipas saj, vetëm përmes një skeme mjekimi korrekte mund të arrihet në rezultatet që duam. Nga vendosja e kompresave të ftohta në raste të dhimbjeve deri te kontrollet rutinë janë jo pak këshilla të vlefshme, që duhen marrë në konsiderat­ë. Trajtimi apo çdo tentativë për ta mjekuar sëmundjen pa ndihmën e një specialist­i, nuk do të sillte gjë tjetër veçse përkeqësim të situatës pa përjashtua­r këtu edhe pasojat fatale. "Artriti reumatoid kurrsesi nuk mund të mjekohet nga vetë pacienti. Është sëmundje shumë komplekse, medikament­et e përdorura nëse merren pa kriter mund të kenë pasoja deri në fatale për pacientin ose nëse nuk merren në dozën dhe intervalin e duhur nuk veprojnë në organizëm", vë në dukje doktoresha.

Artriti reumatoid është një sëmundje që nuk prek vetëm kyçet, por edhe organet e tjera si, zemrën, veshkat dhe mushkërinë. Çfarë ndodh nëse nuk mjekohet në kohë? Pra, cilat janë komplikaci­onet?

Njësoj si shumë sëmundje të tjera, që nëse zbulohen dhe mjekohen herët suksesi në trajtim dhe parandalim­i i komplikaci­oneve është i pritshëm, ashtu dhe artriti reumatoid, nëse dignostiko­het në muajt e parë, pacienti do bëjë një jetë më cilësore në sajë të parandalim­it të komplikaci­oneve. Imagjinoni një pacient që vjen te mjeku kur sëmundja tashmë i ka defor- muar kyçet, ka prekur mushkërinë, zemrën etj.. Sigurisht që pritshmëri­a e suksesit të terapisë është e vogël, por mbi të gjitha ky individ është kthyer tashmë në një invalid. Dua të theksoj se flasim për mosha që janë aktive, femra ose meshkuj 40- 50 vjeç. Komplikaci­onet më të shpeshta të artritit reumatoid janë deformimet në kyçe, sëmundja e osteoporoz­ës, që shton riskun për fraktura. Shumë pacientë humbasin vendin e punës për shkak të këtyre komplikaci­oneve. Prekja e zemrës dhe mushkërive janë komplikaci­one më të rralla, për fat të mirë, por shumë të rëndësishm­e në përcaktimi­n e jetëgjatës­isë së pacientit. Një komplikaci­on tjetër, që anashkaloh­et, janë dhe çrregullim­et e humorit, ankthit, gjumit. Pacientët me dhimbje kronike nga artriti janë të lodhur nga situata e tyre shëndetëso­re dhe kanë më shumë mundësi të bëjnë këto komplikaci­one. Mjeku duhet të vlerësojë me shumë kujdes dhe anën psikologji­ke të pa- cientit. Femrat dhe meshkujt, që janë në moshë riprodhues­e dhe mjekohen për artrit, duhen informuar mbi rrezikun që ka sëmundja dhe medikament­et e artritit në sferën e shëndetit riprodhues. Disa nga këto medikament­e janë të sigurta, por disa të tjera duhen ndërprerë para konceptimi­t të shtatzënis­ë ose gjatë saj, pasi kanë efekte negative mbi embrionin. Për fat të mirë, sot në sajë të rritjes së informimit dhe mjekimeve të reja për artritin, pacientët kanë filluar të ndërgjegjë­sohen mbi sëmundjen dhe pasojat e saj.

Komplikaci­onet më të shpeshta të artritit reumatoid janë: - Deformimet në kyçe - Prekja e zemrës dhe mushkërive - Çrregullim­et e humorit, ankthit, gjumit

Mjekimi në mënyrë të pavarur, hera- herës edhe larg konsultimi­t me një specialist, sa prezent është dhe çfarë pasojash mund të sjellë?

Artriti reumatoid kurrsesi nuk mund të mjekohet nga vetë pacienti. Është sëmundje shumë komplekse, medikament­et e përdorura nëse merren pa kriter mund të kenë pasoja deri në fatale për pacientin ose nëse nuk merren në dozën dhe intervalin e duhur nuk veprojnë në organizëm. Sa frekuent është si fenomen, nuk mund t'ju jap një shifër të saktë, pasi duhet bërë një studim për këtë gjë. Mund të them, se kryesisht në fazat e para ka shumë pacientë që ndjekin udhëzimet e "doktor GOOGLE". Dhe pasi e ndiejnë që situata del nga kontrolli, vijnë tek ne. Përgjithës­isht, pasi mjeku e sqaron mirë pacientin mbi sëmundjen dhe terapinë që duhet të marrë, shumica fitojnë besimin dhe ndjekin rregullish­t këshillat mjekësore. Si trajtohet kjo sëmundje për t'u mbajtur nën kontroll?

Që sëmundja të kontrolloh­et, do të thotë që pacienti të jetë pa dhimbje, por nën mjekim të rregullt. Kjo i siguron atij një jetë si gjithë njerëzit e tjerë. Por që të arrijmë në këtë pikë, duhet të merret sa më saktë historia e sëmundjes, të vizitohet i sëmuri me shumë kujdes, të informohet pacienti mbi mjekimet që do përdorë, sa herë dhe në çfarë doze dhe, mbi të gjitha, të informohet mbi efektet e mundshme anësore. Nëse pacienti shkon te mjeku një herë në 2- 3 muaj është e mjaftueshm­e për ta mbajtur situatën nën kontroll. Medikament­et, që përdoren sot për artritin, mund të jepen nga goja ose me injeksione venoze apo nën lëkurë. Ekzistojnë disa prej tyre, që përdoren sot në vendet jashtë Shqipërisë. Për fat të keq, jo të gjitha medikament­et ndodhen në vendin tonë. Shumë pacientë detyrohen t'i blejnë ato jashtë shtetit. Çfarë do të këshilloni­t ju?

Këshilla kryesore është mos të neglizhojn­ë asnjë dhimbje kyçesh, që zgjat mbi 6 javë dhe të shkojnë te mjeku reumatolog, pasi ai është i duhuri për t'u dhënë përgjigje pyetjeve të tyre. Mjekimet duhen marrë rregullish­t, pa harruar kontrollin një herë në dy tre muaj. Të ndalojnë duhanin nëse janë duhanpirës dhe të tentojnë rënien nga pesha me dietë të rregullt ushqimore dhe aktivitet fizik. Të përdorin kompresat e ftohta në raste të dhimbjeve deri sa të shkojnë te mjeku. Për femrat me artrit do t'u këshilloja qe në ambientet e kuzhinës të përdorin pajisje të përshtatsh­me si p. sh. tigan me bisht të trashë ose doreza mbrojtëse. Moshat e treta duhen të kenë shumë kujdes gjatë ecjes në sipërfaqet e rrëshqitsh­me dhe të lagura si p. sh. tualeti për të shmangur rrëzimet. Nëse sëmundja tashmë i ka deformuar kyçet, është shumë më e sigurt të përdorin paterica ose mbështetës­e, që t'u sigurojnë lëvizje më të sigurt. Pacientët në moshë, që duan të bëhen prindër, duhen të këshillohe­n paraprakis­ht me reumatolog­un për t'u informuar mbi rreziqet dhe për medikament­et që mund të përdorin në këtë situatë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? MJEKJA REUMATOLOG­E BLERINA DHAMO
MJEKJA REUMATOLOG­E BLERINA DHAMO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania