Panorama (Albania)

Ndreu, kundër Policisë për arrestimin e Ndokës

Felaj: Kush abuzon me pushtetin, për ne nuk ka ngjyrë

-

Deputeti i PS- së, Pjerin Ndreu, shprehu rezerva për sjelljen e Prokuroris­ë dhe Policisë së Shtetit për arrestimin e ish- kolegut të tij socialist, Arben Ndoka. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së Grupit Parlamenta­r të PS- së, Ndreu sqaroi se nuk komentonte provat e paraqitura për Ndokën, por shprehu habi për faktin që kjo çështje është marrë në gjykim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërkohë që e njëjta çështja për zyrtarë të tjerë po hetohet nga prokurorit­ë e rretheve. "Kam rezerva për mënyrën skandaloze të veprimit me zotin Ndoka, si e kanë arrestuar, sjelljen e shëmtuar që kanë bërë forcat policore aty dhe aplikimin e dy standardev­e. Në një grup quhet grup i parëndësis­hëm dhe merret një prokurori lokale dhe një grup tjetër nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Mendoj se duhet të shikohen me qetësi këto gjëra. Normalisht, ne, edhe si filozofi që kemi si forcë politike, nuk mbështesim asnjë veprim të paligjshëm, por mënyra e të vepruarit të Prokuroris­ë dhe të Policisë në dy raste të ndryshme në Lezhë është e habitshme. Le të presim verdiktin e drejtësisë dhe flasim për të tjerat", deklaroi Ndreu, duke lënë të kuptohet se ndryshe nga kryebashki­aku demokrat i Lezhës, Fran Frrokaj, që po hetohet dhe gjykohet në Shkodër, Ndoka do hetohet dhe gjykohet nga Krimet e Rënda. Por, në mbështetje të veprimeve të Prokuroris­ë u shpreh deputetja e PS, Ermonela Felaj. Ish- prokurorja Felaj iu drejtua opozitës, duke kërkuar shpjegime në lidhje me pretendime­t për kapje të organit të akuzës. "Çfarë do të thotë tani opozita për keqpërdori­min politik të Prokuroris­ë.", tha Felaj. Dy ditë më parë, në prangat e Policisë ranë dy ish- deputetët socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Emrat e dy ish- deputetëve dolën në përgjimet dyvjeçare të Policisë.

 ??  ?? Ermonela Felaj
Ermonela Felaj
 ??  ?? Pjerin Ndreu
Pjerin Ndreu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania