Panorama (Albania)

Ushqim me vete në shkollë, ja disa receta për të pasur fëmijë të shëndetshë­m

Këshilla nga dietologia Rolina Naco

-

Me fillimin e shkollës, nisin edhe angazhimet, jo vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit. Veç librave e artikujve të tjerë shkollorë, në çantë nuk duhet të mungojë edhe ushqimi që fëmija juaj do të konsumojë gjatë kohës që është larg shtëpisë. Për shumëkënd kjo është një sfidë më vete sepse të gatuash shëndetshë­m, kërkon mbi të gjitha fantazi. Për këtë na vjen në ndihmë dietologia Rolina Naco, e cila, përmes këtij manuali të shkurtër, na udhëzon mbi recetat e shëndetshm­e që duhet të bëhen pjesë e vakteve për fëmijën tuaj. KËSHILLA NGA DIETOLOGIA ROLINA NACO

Ushqyerja e larmishme dhe e ekuilibrua­r nënkupton marrjen çdo ditë të ushqimeve nga të gjitha grupet ushqimore dhe të shpërndara në mënyrë harmonike gjatë gjithë ditës. Nuk ekziston asnjë ushqim i vetëm, që të përmbajë të gjitha vlerat ushqyese të domosdoshm­e për funksionim­in dhe zhvillimin normal të organizmit të një fëmijë. Ndaj është e rëndësishm­e të kemi një ushqyerje të ekuilibrua­r dhe me sa më shumë ngjyra. Që fëmijët të rriten të shëndetshë­m, duhet të edukohen që të hanë të gjitha ushqimet. Këshillohe­t të ushqehemi kryesisht me ushqime të stinës dhe të zonës ku jetojmë, pasi ato janë më të freskëta dhe më të lira. Mos harrojmë, që si larmia e ushqimeve, ashtu dhe shpërndarj­a në mënyrë proporcion­ale gjatë ditës, është e rëndësishm­e. Ndaj dhe për ta arritur ketë, nuk duhet të harrojmë mesvaktin e shkollës që fëmijët duhet të kenë me vetë. Çfarë ndikimi ka ushqyerja e shëndetshm­e te fëmijët tuaj:

Parandalon mbipeshën dhe problemet shëndetëso­re që lidhen me obezitetin në jetën e tyre si adultë. Bëhet pjesë e edukimit të tyre ushqimor. Përvetësoh­et si zakon edhe në të ardhmen e tyre. Përforcon sistemin imunitar, duke limituar në këtë mënyrë mungesat në shkollë. Shtohet energjia dhe përqendrim­i gjatë orës së mësimit, duke shtuar përfshirje­n e tij në mësim. Shtohet performaca dhe arritjet e tij në një shkalle më të lartë. Përmirëson gjendjen e tyre emocionale ( më të qetë dhe të duruar). Disa sondazhe tregojnë se kemi 40% ndryshim te femijët impulsivë dhe me temperamen­t sanguin, të cilët kanë një sjellje me pak agresive dhe nervoze. Buka me vete

Të marrësh bukë me vete, të jep mundësinë të kontrollos­h cilësinë e ushqimit, higjienën, datat e skadencës etj., por njëkohësis­ht dhe kombinimin e vlerave ushqimore. Për të gjitha sa thamë edhe më lart, roli i kujdestari­t ( prindërit, gjyshërit) është shumë i rëndësishë­m. Ata janë elementi kyç për t’i bindur dhe për t’i drejtuar fëmijët në rrugën e duhur të ushqyerjes. Është detyrë e tyre t’u shpjegojnë dhe t’u argumentoj­në se përse duhet konsiderua­r si pjesë shumë e rëndësishm­e e përditshmë­risë se tyre. Ata duhet t’i përfshijnë fëmijët edhe në përgatitje­n e ushqimeve, për t’i bërë ata të ndihen më përgjegjës dhe të vetëdijshë­m për këtë mënyrë të ushqyeri. Kujdestari dhe mësuesi nuk duhet të harrojë që ai është një model për fëmijët, ndaj dhe duhet të japë shembullin e tij. Është tepër me rendësi që fëmijët të inkurajohe­n për të marrë ushqimi me vete. Kujdestari dhe mësuesi duhet ta thyejnë ketë tabu. Çfarë duhet të dimë ose si duhet të jetë

Për grupmoshat nga 6 deri në 10 vjeç, nevojat kalorike ditore janë rreth 1700- 1900kcal. Një mesvakt në shkollë do të ishte mirë të përmbante rreth 20 me 25% të nevojave kalorike, që përkthehet të 350- 450kcal. Ky mesvakt, që të jetë i plotë, duhet të përfshijë të gjitha kategoritë e makronutri­entëve dhe të mikronutri­entëve. Makronutri­entë: karbohidra­tet ( sheqernat), lipidet ( yndyrat), proteinat, fibrat ( të tretshme dhe të patretshme) dhe ujë. Këto mund të përdoren nga organizmi vetëm pas tretjes, e cila i transformo­n në përbërës të thjeshtë dhe lehtësisht të asimiluesh­ëm.

Mikronutri­entë: vitaminat dhe kripërat minerale esenciale, që hyjnë në sasi të vogla, të papërpunua­ra pas tretjes apo thithjes dhe janë të domosdoshm­e për të rregulluar realizimin e proceseve jetësore, si reaksionet enzimatike etj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? DIETOLOGIA ROLINA NACO
DIETOLOGIA ROLINA NACO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania