Panorama (Albania)

Dosjet, Braho sulmon Sulën: Kryetaren s’e kemi në rregull

Autoriteti i Dosjeve, socialistë­t kritika Gentjana Sulës

-

Deputetët e Partisë Socialiste kanë kritikuar kryetaren e Autoriteti­t të Hapjes së Dosjeve, Gentjana Sula.

Gjatë zhvillimit të seancës dëgjimore me shtatë kandidatët për një vend bosh në bordin e Autoriteti­t të Dosjeve, socialistë­t Spartak Braho dhe Bashkim Fino hodhën akuza për drejtimin e institucio­nit si edhe të kandidatëv­e të paraqitur. Sipas Brahos, largimi i ish- anëtarit Daut Gumeni është faj i kryetares së Institucio­nit. Ai kërkoi shpjegime për përfaqësue­sen e Autoriteti­t në Komisionin e Ligjeve për arsyen e largimit të Gumenit nga bori i Autoriteti­t. Më pas, ai hodhi akuza ndaj Sulës. "Shikoni se atë kryetaren që kemi atje nuk e kemi shumë në rregull", u shpreh Braho për Gentjana Sulën, e cila nuk ishte e pranishme në mbledhjen e komisionit. Ndërsa deputeti Fino u tregua më i ashpër me kandidatët duke u shprehur se ata nuk duhet të paraqiten në Komision vetëm për të marrë rrogën si anëtar. "Çfarë ndryshon te ju në qoftë se Kuvendi voton për anëtarë të këtij Autoriteti nga pozicioni që keni, që jeni drejtor i një Drejtorie shumë të rëndësishm­e apo tjetri para jush. Nëse është për çështje rroge, nuk ia vlen të vijnë këtu dhe t'i votojmë fare", tha Fino. VAKANCA

Në muajin mars të këtij viti, ish- anëtari Daut Gumem dha dorëheqjen nga Autoriteti për Hapjen e Dosjeve të ish- regjimit Komunist në Shqipëri, duke e akuzuar këtë institucio­n se ka dështuar në punën e tij, pasi që nga fillimi e deri më sot nuk ka hapur asnjë dosje të rëndësishm­e.

Pas dorëheqjes së tij, Kuvendi hapi procedurën për plotësimin e një vendi va- kant, i cili vjen si propozim nga shoqatat e ish- të përndjekur­ve politikë. Në listën prej 8 kandidatës­h për vendin vakant bëjnë pjesë edhe emra, të cilët prej vitesh janë marrë me këtë çështje, si Besim Ndregjoni apo Nevila Nika, apo edhe kandidatë të tjerë si: Ermira Shtino, Gjergj Marku, Pëllumb Gjuta, Selami Zalli, Skënder Vrioni, Ulusi Bici. Komisioni, pas zhvilloi dëgjesat me të tetë kandidatët, vendosi që vlerësimin për secilën nga kandidatur­at ta miratojë në mbledhjet e ardhshme. Komisioni i Ligjeve, në përfundim të procesit, do të hartojë një raport, të cilin do t'ia paraqesë seancës plenare për votim. Sipas Rregullore­s së Kuvendit, kandidatët që do të shkojnë për votim në seancë plenare, do të votohen në mënyrë të fshehtë nga ku do të dalë edhe fituesi për vendin vakant në bordin e Autoriteti­t për Hapjen e Dosjeve të ishSigurim­it të Shtetit. Aktualisht, në drejtimin e Autoriteti­t të Dosjeve është Gentjana Sula, kryetare dhe Simon Miraka, Altin Hoxhaj dhe Marenglen Kasmi anëtar.

 ??  ?? Dje, në Komisionin e Ligjeve
Dje, në Komisionin e Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania