Panorama (Albania)

Vendimi i Qeverisë, ndalohet importi i makinave me afat prodhimi mbi 10 vjet

KRITERET E REJA TE REGJISTRIM­IT PER TE GJITHA LLOJET E AUTOMJETEV­E

- ERVIN KOÇI

Qeveria ka miratuar një vendim, i cili nuk do të lejojë që të importohen më makina me vjetërsi mbi dhjetë vjet.

Vendimi u miratua gjatë mbledhjes së djeshme të Qeverisë, ku janë përcaktuar edhe kriteret për regjistrim­in e automjetev­e. Sipas vendimit, autovetura­t e reja me zero kilometra dhe që nuk janë regjistrua­r më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5 të Bashkimit Europian, regjistroh­en automatiki­sht në Shqipëri. Gjithashtu, edhe mjetet motorike të tjera të reja si motorë, autobusë, kamionë me zero kilometra dhe që nuk janë regjistrua­r më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5 të Bashkimit Europian, regjistroh­en automatiki­sht.

KUSHTËZIME­T

Për makinat e përdorura janë vendosur edhe kushtet e reja. Vendimi i qeverisë bazohet në nivelin e ndotjes që shkaktojnë këto automjete. Konkretish­t për autovetura­t e përdorura, të gjitha ato që nuk janë me zero kilometra dhe që janë regjistrua­r më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 4, duhet të jenë prodhuar jo me shumë se 10 vjet para datës së regjistrim­it të parë në Shqipëri. Kësisoj, me hyrjen në fuqi të Vendimit të Këshil- lit të Ministrave nuk do të pranohen makina me vjetërsi më shumë sesa 10 vjet. Ndërsa për mjetet motorike të tjera të përdorura si motorë, autobusë, kamionë, të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistrua­r më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 3, duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrim­it të parë në Shqipëri. Në këtë mënyrë, për automjetet e tonazhit të rëndë është vendosur vjetërsia 15- vjeçare e tyre. Kështu që, me hyrjen në fuqi të kësaj VKM- je, nuk do të pranohen të regjistroh­en më në Shqipëri automjete të tonazhit të rëndë me vjetërsi prodhimi mbi 15 vjet.

Vendimi i qeverisë ka sanksionua­r edhe procedurën për automjetet që janë futur në Shqipëri ose do të futen deri më 31 dhjetor të vitit 2018. Konkretish­t, automjetet të cilat kanë hyrë në territorin shqiptar para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, por nuk kanë përfunduar procedurat e regjistrim­it, kanë afat deri në 1 mars 2019, për kryerjen e procedurav­e të nevojshme. Pas skadimit të këtij afati, nëse ato nuk përmbushin kushtet e përcaktuar­a të vjetërsisë së tyre, nuk do të mund të regjistroh­en.

PËRJASHTIM­ET

Vendimi i Këshillit të Ministrave ka parashikua­r edhe rastet e përjashtim­it. Sipas VKM- së, ky vendim nuk zbatohet për importin e automjetev­e të hershme me interes historik dhe koleksioni- mi, siç janë automjetet e prodhuara deri në dhjetor 1970, automjete të prezantuar­a si model i prodhimit deri më 31 dhjetor 1970, pavarësish­t vitit aktual të prodhimit të një automjeti të veçantë, automjetet, të cilat paraqesin vlera teknike muzeale apo kulturore, trashëgimi tradiciona­le dhe sociale. Krahas këtyre, në vendim thuhet se: “Përjashtim bëjnë edhe mjetet motorike, të cilat janë të importuara nga subjekte fizike e juridike, me qëllim ndihmën humanitare, në përputhje me legjislaci­onin kombëtar që rregullon donacionet dhe ndihmat humanitare”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania