Panorama (Albania)

Fondi 45 milionë USD, sa rriten pensionet e pagat

Qeveria miraton buxhetin për 2019, Ahmetaj: Pagat për arsimtarët rriten 7%, infermierë­t 10%, Mbrojtja 5%, Drejtësia dhe trupi diplomatik 20%

- DORINA AZO

Pas miratimit të projektbux­hetit dhe paketës së re fiskale nga qeveria, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në një deklaratë për mediat informoi mbi treguesit kryesorë të buxhetit të ri.

Ahmetaj tha se buxheti i ri ul borxhin publik në 64,9 për qind dhe nivelin e deficitit në 1,9 për qind. "Në tërësinë e tij, ky buxhet dhe paketa fiskale që e shoqëron reflekton vëmendjen e plotë të kësaj qeverie ndaj qytetarëve, qoftë në vazhdimin e konsolidim­it fiskal, pra të uljes së borxhit të trashëguar ndër vite, qoftë rritjen e të ardhurave, qoftë dhe në rritjen dhe mbi të gjitha prioriteti­n e investimev­e publike në favor të rritjes ekonomike. Në të njëjtën kohë, ajo që ne e përdorim si spirancën kryesore të shëndetshm­ërisë së financave publike, pra borxhi publik, në fund të vitit 2019 pritet të bjerë në nivelin 64.9 për qind. Deficiti buxhetor për vitin 2019 është planifikua­r të jetë - 1.9 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, është niveli më i ulët historik i deficitit buxhetor, që shkon me atë angazhim dhe mendësi të kësaj qeverie për të ulur ngarkesën e borxhit publik mbi shpatullat e qytetarëve", u shpreh Ahmetaj. Kreu i Financave tha se të ardhurat buxhetore do të jenë 27.8 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. "Dikush mund të thotë çfarë janë këto përqindje. E kemi pasur, e kemi trashëguar dikur nën 25 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto e ndërkohë kemi ulur taksat çdo vit", u shpreh Ahmetaj. Buxheti i vitit të ardhshëm, sipas ministrit Ahmetaj parashikon rritjen ekonomike më të lartë në rajon. "Rritja ekonomike për vitin 2019 projektohe­t në nivelin 4.3 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Thënë ndryshe, vendi ynë, Shqipëria, planifikon të ketë një rritje dhe duke iu referuar raporteve të Fondit Monetar Ndërkombët­ar, të Bankës Botërore apo parashikim­eve të institucio­neve të tjera, ndër më të lartat në rajon", tha ministri.

PAKETA FISKALE

Ministri i Financave Ahmetaj tha se paketa e re fiskale ul taksat për rrogat e larta dhe për biznesin. "Mbi 15 mijë punëmarrës përfitojnë nga ulja e normës së tatimit mbi pagat e nivelit të mesëm dhe të lartë; 20 mijë biznese ose mbi 50 mijë investitor­ë të kapitalit nga ulja e normës së tatimit mbi div- idendin, nga 15 për qind në 8 qind; mbi 50 shoqëri të bashkëpuni­mit bujqësor nga incentivim­i i fermerëve të bashkuar, inkorporua­r; nga ulja e taksave të ndryshme si ajo e ambalazhit, e kërkuar me vite e vite, përfitojnë ulje kostoje dhjetëra operatorë të fushës; nga përjashtim­et e parashikua­ra në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar lehtësohet veprimtari­a e qindra operatorëv­e ekonomikë në industrinë e fasonit, makinerive bujqësore dhe farmaceuti­kës", u shpreh ministri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania