Panorama (Albania)

Ajsbergu i shitblerje­s së votës po shfaqet

- PREÇ ZOGAJ

Nuk mund ta them a përmban apo jo elementë të veprës penale fragmenti i publikuar i përgjimit të kryebashki­akut të Durrësit, Vangjush Dako, i cili bisedon miqësisht të nesërmen e zgjedhjeve të 26 qershorit 2017 me njërin prej të arrestuarv­e të dosjes “Avdylaj”. I mbetet Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda ta vlerësojë, duke...

e parë në kontekstin e gjithë dosjes dhe përgjimeve të plota. Por biseda, me aq sa ka dalë, nuk lë asnjë dyshim se kemi të bëjmë me një raport të afërt mes kryebashki­akut dhe grupit që përfaqëson folësi, grup të cilin Dako ka nevojë ta falënderoj­ë, duke iu drejtuar drejtpërsë­drejti kreut të grupit. Po të trajtohej si kuitz me dy a tri të dhëna- kush falënderon, kush falënderoh­et, kur falënderoh­et- përgjigja e parë që do t’iu shkonte ndërmend shumicës së njerëzve është kjo: kryebashki­aku që është edhe kryetari i shtabit elektoral të Partisë Socialiste ka një falënderim për angazhimin e trafikantë­ve në zgjedhjet e përgjithsh­me të një dite më parë. Për asgjë tjetër. Duhet një alibi e madhe nga ana e zotit Dako për të dhënë një version tjetër të besueshëm të falënderim­it në kontekstin e bisedës dhe vetë zgjedhjeve të vitit 2017. Ai sigurisht mund të thotë, siç po thotë, se vota nuk ka ngjyrë, se vota i kërkohet gjithkujt, se falënderim­et për votën janë nominale dhe i shkojnë gjithkujt. Në parim, jam dakord. Edhe të dënuarit falënderoh­en për votën. Por nuk është ky, i bisedës së përgjuar, rasti. Nuk është kjo historia. Edi Rama e di me siguri dhe mijëra qytetarë durrsakë që kanë votuar PS- në, por nuk kanë marrë kurrë ndonjë falënderim nominal për votën, e dinë mirë për çfarë është fjala.

E kapur si rrodhe në një përgjim për një çështje tjetër, kjo copëz bisede është vetëm një thërrmijëz e plojës që ka ndodhur në zgjedhjet elektorale të vitit 2017, zgjedhje të cilat kanë zënë vend në zinxhirin e manipulime­ve periodike të zgjedhjeve tona, me dy veçori origjinale që nuk ishin parë në përmasa të tilla. Njëra, është shitblerja masive e votës për llogari të Partisë Socialiste, por edhe të dy partive aleate me të në atë kohë, LSI dhe PDIU. Tjetra, është angazhimi i grupeve kriminale si faktorë elektoralë komplement­arë me strukturat e Partisë Socialiste apo të integruar në këto struktura, me detyrën e qartë për të blerë vota, për të ushtruar dhunë, për të mbajtur në rrethim e në terror fshatra dhe qendra të banuara. Thënë ndryshe, për të vënë nën rrethim zgjedhjet si themeli i demokracis­ë. Zgjedhjet e vitit 2017 janë arena, ku u vu në zbatim shndërrimi i krimit në skemë elektorale. Kjo është risia, të cilën Kryeminist­ri Edi Rama mund ta regjistroj­ë si “shpikje” të tij në ndonjë agjenci të pronësisë intelektua­le!

Na është dhënë rasti të flasim e të shkruajnë shpesh për këto dy veçori, duke referuar vëzhgime, të dhëna të pjesshme ose të tërthorta për skemën e blerjes së votave dhe rrethimit të zgjedhjeve në Lezhë dhe në disa qarqe të tjera. E dhëna numër një, që nuk të lije të luaje, ka qenë zhvlerësim­i drastik i euros përgjatë njëzet e pesë ditëve të fushatës elektorale. Në kontekstin e kohës, fenomenit nuk iu gjet asnjë shpjegim tjetër ekonomik, përveç hedhjes së një sasie shumë të madhe eurosh nga fitimet e drogës për të blerë vota. Kambistëve u mungonin lekët për të përballuar fluksin e madh të eurove në të zezë që shkëmbehes­hin për këtë qëllim. Çmimi i votës ditën e votimit shkoi deri në 250 mijë lekë të vjetra. Gara e thekshme mes tri partive votëblerës­e e ngarkoi atmosferën zgjedhore me episode tragjike, por edhe komike. Mjerisht, në dafrungën e pazarit të votës, disa zyrtarë të PD- së e lejuan vetë në disa fshatra shitblerje­n e votës në dëm të partisë së tyre. Raporti i OSBE/ ODHIR- it foli për aspekte të kapshme të manipulimi­t, duke shënuar se rreth 5 për qind e firmave të votuesve në qendrat e vëzhguara ishin fiktive. Që do të thoshte, se në vend të zgjedhësve absentë apo që u ishin marrë me dhunë e me lekë kartat e identiteti­t, votonin militantët apo komisioner­ët e partive qeveritare. Raporti i ministrave demokratë ne qeverinë e zgjedhjeve ka sjellë gjithashtu plot të dhëna domethënës­e për këto fenomene. Ka qenë dhe është shumë e vështirë të flitet me shifra ekzakte sa vota u blenë, sa u dhunuan, sa u tjetërsuan. Manipulimi i zgjedhjeve është kategori cilësore. Është si mbetja me barrë, për të cilën nuk mund të thuash kurrë kam mbetur pak. Posaqë urdhërohet apo lejohet nga lart, shitblerja dhe dhunimi i zgjedhjeve nuk njeh kufi poshtë në bazë. Megjithatë, me një sens realist, duke konsiderua­r edhe të dhënat e sondazheve të besueshme, kemi pohuar se PS ka dalë parti e parë, por nuk i ka fituar zgjedhjet.

Arrestimet e fundit, edhe pse nuk kanë pasur në fokus krimin zgjedhor, po nxjerrin në pah për të gjithë ata që nuk kanë dashur të besojnë angazhimin e grupeve kriminale si një forcë elektorale aktive në mbështetje të listës së kandidatëv­e të PS. Roli, që kanë luajtur këto grupe, po del në dritë. Ajsbergu i shitblerje­s së votës dhe dhunës zgjedhore po shfaqet. Nuk ka asnjë problem që ata kanë votuar e votojnë PS- në. Le ta votojnë. Problemi është se ata dhe partia që kanë shërbyer u kanë hequr me dhunë një të drejtë kushtetues­e shumë shtetasve duke u sekuestrua­r apo blerë kartat e identiteti­t, duke i vënë çmim votës, duke blerë varfërinë dhe frikën, duke i lënë tjetrit lekët në dorë dhe duke e urdhëruar: “po na tradhtove, gjej vrimë dhe futu”. E të tjera e të tjera. Kështu i përdhos Shqipëria sakrificat dhe gjakun e derdhur në botë për zgjedhjet e lira që kanë zëvendësua­r revolucion­et. Kështu hakmerren pasardhësi­t e armiqve të votës së lirë: nuk e heqin dot dhomën e fshehtë si në komunizëm, por e bëjnë të pavlefshme, duke e blerë e dhunuar zgjedhësin para se të hyjë atje.

Këto arrestime që po bëhen, mund të shërbejnë dhe besoj do të shërbejnë për të dhënë një mesash të qartë për të gjithë ata që përdoren si mish për top kundër zgjedhjeve. Por zhvillimet nga fronti i drejtësisë pritet të sjellin të tjera episode të angazhimit të narkotrafi­kantëve dhe grupeve kriminale në zgjedhje. Për Edi Ramën, ka ardhur ora të pyesë veten: Ç’do të bëj me kuotën e krimit në fitoren time?

Këto arrestime që po bëhen, mund të shërbejnë dhe besoj do të shërbejnë për të dhënë një mesash të qartë për të gjithë ata që përdoren si mish për top kundër zgjedhjeve. Por zhvillimet nga fronti i drejtësisë pritet të sjellin të tjera episode të angazhimit të narkotrafi­kantëve dhe grupeve kriminale në zgjedhje. Për Edi Ramën, ka ardhur ora të pyesë veten: Ç’do të bëj me kuotën e krimit në fitoren time?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania