Panorama (Albania)

Qeveria përjashton “të fortët” edhe nga tenderët

Gjonaj: Jo fonde publike edhe kompanive me aksionerë të dënuar

- ERVIN KOÇI

Qeveria ka miratuar dje projektlig­jin që i ndalon çdo individi me rekorde kriminale, që të përfitojë fonde nga taksapague­sit shqiptarë në formën e tenderave apo koncesione­ve.

Projektlig­ji u prezantua nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila theksoi se ndryshimet e reja ligjore përjashtoj­në edhe aksionerët, administra­torët dhe çdo individ me rol vendimmarr­ës në shoqëri tregtare, që kanë qenë ose janë të dënuar. “Bëhet fjalë për të dënuar për vepra të rënda penale, që lidhen me krimin e organizuar, terrorizmi­n, trafikimin dhe korrupsion­in. Ndalohet çdo mundësi që kjo kategori individësh, qofshin në shoqëri tregtare, aksionerë apo përfaqësue­s të tyre, të marrin para të taksapague­sve apo financime për aktivitete­t e tyre. Me këtë paketë ligjore nuk do përfitojnë tendera publike apo koncesione asnjë kompani që rezulton e dënuar si subjekt juridik, por edhe kur të dënuarit i ka administra­torë, përfaqësue­sit drejtues apo aksionerët”, tha ajo. Masat shtrëngues­e të qeverisë ndaj këtyre personave janë shtrirë në katër projektlig­je. Konkretish­t, bëhet fjalë për projektlig­jet që lidhen me prokurimin publik, investimet strategjik­e, turizmin dhe ndihmën shtetërore. Sipas ndryshimev­e, personat që janë të dënuar për veprat penale nuk do të mund të përfitojnë nga këto ligje.

REAGIMI

Pas deklaratës së ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj mbi masat shtrëngues­e, ka reaguar Partia Demokratik­e. Këshilltar­i ligjor i PD- së, ishministr­i i Drejtësisë Gazmend Bardhi ka akuzuar qeverinë se ajo ka pasuruar persona, që sot janë në kërkim nga institu- cionit ligjzbatue­se. “Ministrja e Drejtësisë e di se ligji që ndalon personat e përfshirë në krimin e organizuar të mos përfitojnë tendera dhe koncesione është në fuqi prej vitit 2006. Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, ky ligj nuk u zbatua dhe tenderat, koncesione­t, PPP- të ranë në duart e trafikantë­ve të drogës dhe person- ave të tjerë të përfshirë në krimin e organizuar. Të shkruash me fjalë të tjera atë që sot ekziston në ligj, është tallje me shqiptarët dhe tentativë e qartë për të marrë në mbrojtje anëtarët e krimit të organizuar, që janë aktualisht nën hetim nga Prokuroria për përfitime të paligjshme në tendera publikë. Miku i Taulant Ballës, Edmond Bega, që ka përfituar 14 milionë euro nga punë publike, si dhe leje dhe licenca. Klement Balili, në kërkim ndërkombët­ar për trafik droge, ka përfituar 77 tendera, nga të cilët 30 pa garë. Edison Sali, anëtar i bandës së Agron Xhafajt, ka përfituar 12 tendera gjatë qeverisë së Edi Ramës”, tha Bardhi.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e projektlig­jit të Qeverisë
Faksimile e projektlig­jit të Qeverisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania