Panorama (Albania)

“Jeta si kirurg i trurit”, Petrela sjell në shqip rrëfimet e Henri Marsh

"Jeta si kirurg i trurit", mesazh lexuesit: Mjekët janë njerëzorë

- TIRANE

Nuk e gjen aspak vështir që të shkruajë për dështimet, mëdyshjet, frikën e gjithfarë ndjesish të tjera që ka provuar sa herë është gjendur në sallën e operacioni­t.

Madje, nuk përpiqet dhe as tenton t'i mbulojë ato me sa e sa raste suksesi që ka shënuar ndër vite. Me stilin e tij narrativ, etik, realistë dhe provokues siç do ta cilësonte prof. dr Mentor Petrela, neurokirur­gu Henry Marsh sjell për lexuesit veprën "Rrëfimet, jeta si kirurg i trurit". Në logon e shtëpisë botuese "Minerva" dhe me përkthimin e prof. Petrelës dhe prof. Florian Dashit, kjo vepër vjen edhe për lexuesin shqiptar. Nëpërmjet saj, sikundër e vuri në dukje edhe autori dje, synohet që të përçohet mesazhi se mjekët nuk janë të pajisur me fuqi të mbinatyrsh­me dhe se ata mund të gabojnë. "Një nga arsyet pse e shkruajta librin tim, edhe pse nuk e kuptoja gjatë procesit të të shkruarit, ishte të edukoja publikun jomjekësor, se mjekët merren më tepër me pasigurtit, ndërsa pacientët duan sigurinë. Por ne këtë nuk e realizojmë dot. Dhe në të njëjtën kohë doja të tregoja se mjekët janë njerëzore si gjithë të tjerët", tha Marsh dje gjatë promovimit të librit, në ambientet e Akademisë së Shkencave. Për autorin e bestsellër­it "Mos bëj dëm", me rëndësi është besimi që kanë pacientët, i cili duhet merituar. "Gjithmonë kam menduar se të qenit mjek është një privilegj i madh, njëherazi i vështirë. Pacientët tanë nuk kanë zgjedhje, veçse të na besojnë. Dhe na duhet të punojmë shumë që ta meritojmë këtë besim që pacientët na japin", shtoi neu- rokirurgu i njohur britanik, i cili nuk kurseu vlerësimet për progresin që është shënuar në neurokirur­gji në vendin tonë. "Unë nuk kam parë ndonjë ndryshim thelbësor në nivel teknologji­k apo në nivel njohurish me klinikën time në Londër. Këtë nuk e them as për diplomaci dhe as për të qenë i sjellshëm. Unë nuk e di si janë degët e tjera të Mjekësisë në Tiranë, por në neuroshken­ca ju jeni me fat".

PETRELA

Sipas profesor Petrelës, nëpërmjet rrëfimeve të Marsh përshkruhe­n situata të pacientëve, familjarëv­e, personelit, administra­tës, ku qenia njerëzore përballet me sëmundjen - anën e kundërt të mirëqenies kryesore - shëndetin. "Kirurgu flet me mundësitë dhe jo me siguritë, të cilat janë virtuale, por që pacientët dhe familjarët i kërkojnë me çdo kusht. Të vërtetat, në përshkrimi­n e situatave njerëzore nga vende të pasura si SHBA dhe Anglia, nga vende jo të pasura e të ngjashme me ne, me regjime postkomuni­ste si Ukraina, nga vende të varfra si Nepali e Sudani, tregojnë se sistemi i edukimit dhe i zhvillimit të shoqërive mbetet vendimtar në mënyrën si praktikohe­t kirurgjia", veçon prof. Petrela në parathënie­n e librit.

MBI LIBRIN

Në vijim të botimit të bestseller­it të New York Times, "Mos bëj dëm", Marsh u tërhoq nga puna e tij me kohë të plotë në Angli për të punuar si vullnetar në Ukrainë dhe në Nepal. Në librin "Rrëfimet", ai përshkruan vështirësi­të e punës në këto shtete të trazuara dhe të varfra, si dhe çfarë ka kuptuar më tej nga praktika e mjekësisë. Ai zbulon për herë të parë edhe kujtime të ditëve të tij të hershme si student i mjekësisë dhe përvojat që e formuan si një kirurg të ri.

 ??  ?? Dje, gjatë promovimit
Dje, gjatë promovimit
 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit
 ??  ?? Dje, gjatë promovimit
Dje, gjatë promovimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania