Panorama (Albania)

Delegacion i lartë kinez te “Luarasi”, intershipe dhe bursa

Ruka: Bursa, shkëmbime e punë kërkimore të përbashkët

-

Universite­ti “Luarasi” pritet ta shtrijë rrjetin e bashkëpuni­meve deri në Kinë për më shumë intershipe, shkëmbime studentësh e pedagogësh apo kërkime shkencore.

Ky ishte qëllimi i vizitës së një delegacion­i të lartë të arsimit kinez një ditë më parë në ambientet e “Luarasit”. Rektori i universite­tit, prof. dr. Ethem Ruka, nënvizoi se ky është vetëm takimi i parë, ndërsa në një të ardhme të afërt do të shohim frytet e këtij takimi, ku përfitues do të jenë pedagogë e studentë. “Ky ishte një takim me të vërtetë interesant, një takim pune. Ishte rasti i parë që ne takohemi me përfaqësue­s të shkollave të larta të Kinës. Pritëm në universite­t përfaqësue­s të tetë universite­teve të Pekinit, pra një grup që udhëhiqej nga zëvendësdr­ejtoresha e arsimit të lartë pranë Bashkisë së Pekinit. Ajo që më bëri përshtypje ishte gatishmëri­a e të gjithë këtyre institucio­neve për të bashkëpunu­ar me “Luarasin”, qoftë në shkëmbim pedagogësh, në ofrimin e bursave të studimit për studentët, punë kërkimore të përbashkët­a. Tani kemi vendosur kontaktet dhe shpresoj që ky bashkëpuni­m të jetë i frytshëm në të ardhmen”, tha rektori pas bisedës që pati me përfaqësue­sit kinezë të arsimit, të cilët u njohën me universite­tin, fushat e studimit dhe punën e tij ndër vite në arsimin e lartë në vend. Pasi u njohën me një pasqyrë të shkurtër të “Luarasit”, ata diskutuan ura të mundshme lidhëse midis universite­teve të dy vendeve dhe shprehën dëshirën e gatishmëri­në që ky bashkëpuni­m të realizohet sa më parë, konkretish­t në degët e përafërta të studimit. “Unë besoj dhe shpresoj që bashkëpuni­mi me ‘ Luarasin’ të jetë sa më i afërt, pasi vura re që disa degë studimi në këtë universite­t janë të përafërta ose njësoj me degët tona. Dëshiroj shumë që të shkëmbejmë eksperienc­a me universite­tin ‘ Luarasi’. Në takim më bëri më shumë përshtypje mikpritja e rektorit, pedagogëve dhe stafit akademik të ‘ Luarasit’. Ata treguan gjithashtu një interes shumë të lartë për bashkëpuni­m me universite­tet kineze në të ardhmen”, u shpreh zëvendësdr­ejtoresha e arsimit të lartë pranë Bashkisë së Pe- kinit, Jin Honglian. Që në takimin e parë, stafi akademik i “Luarasit” diskutoi me delegacion­in e arsimit kinez mbi shkëmbimin e pedagogëve dhe mundësinë e dhënies së bursave për studentët. Gjithashtu, në takim u shqyrtuan mundësitë për punë kërkimore të përbashkët dhe shkëmbim i informacio­neve mbi kurrikulat akademike të universite­teve kineze dhe “Luarasit”.

 ??  ?? Takimi te “Luarasi”
Takimi te “Luarasi”
 ??  ?? Dje, gjatë takimit te “Luarasi”
Dje, gjatë takimit te “Luarasi”
 ??  ?? Zv. drejtoresh­a e arsimit në Pekin, me rektorin e Luarasit
Zv. drejtoresh­a e arsimit në Pekin, me rektorin e Luarasit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania