Panorama (Albania)

Basha: Dako i pandehur, Rama plan për vjedhjen e zgjedhjeve

Alibeaj: Në media ka dalë vetëm maja e ajsbergut për “xhuxhin”

- JUXHIN MUSTAFARAJ Lulzim Basha Enkelejd Alibeaj

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaron se përgjimet e Prokuroris­ë së bisedave mes kryebashki­akut të Durrësit, Vangjush Dako, dhe bandës së Avdylajve vërtetojnë se Rama ka pasur një pakt kombëtar për të vjedhur zgjedhjet.

Basha ka shprehur rezerva të forta në drejtim të Prokuroris­ë në lidhje me mosarresti­min e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, edhe pasi ky i fundit pranoi se ka bashkëpunu­ar me këto banda në zgjedhje. “Tashmë është e qartë për këdo që Edi Rama ka pasur një plan të shtrirë mbarë vendit, për bashkëpuni­m me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentish­t një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Mosarresti­mi i Vangjush Dakos, edhe pasi pranoi publikisht se ka bashkëpunu­ar me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracis­ë dhe vdekje e drejtësisë”, tha Basha. Kreu i opozitës ka paralajmër­uar Kryeprokur­oren e përkohshme, Arta Marku, dhe drejtuesen e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, se do të mbajnë përgjegjës­i të drejtpërdr­ejtë dëmtimin e provave dhe manipulimi­n e hetimeve të çështjeve që kanë lidhje me zyrtarë të lartë të qeverisë. “Dua t’i kujtoj dyshes MarkuPrela se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është krim i rëndë, për të cilin do të mbajnë përgjegjës­i. Kur Prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti”, theksoi kreu i PD.

PËRGJIMET

Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Enkelejd Alibeaj, paralajmër­oi të tjera përgjime që implikojnë kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, me grupin Avdylaj. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD- së, Alibeaj theksoi se përgjimet e publikuara për Dakon janë vetëm maja e ajsbergut. “Çfarë po qarkullon aktualisht në media është vetëm maja e ajsbergut për ‘ xhuxhin’, siç e quajnë miqtë e tij kriminelë, me të cilët ka blerë pushtetin e Edi Ramës. Vangjush Dako është pjesë kyçe e mekanizimi­t që Edi Rama ka ngritur për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur atë nëpërmjet ‘ të fortëve’, trafikantë­ve të drogës, tutorëve të prostituta­ve, përdhunues­ve dhe vrasësve. Strategjia për ta shitur bashkëpuni­min me krimin si normalitet politik, synon të mpijë reagimin e shoqërisë, kërkon të imponojë pranimin e krimit si pjesë të shëndetshm­e të saj, duke shkuar kështu drejt asgjësimit të demokracis­ë në vend”, tha Alibeaj. Sipas demokratëv­e, vetëm nga bashkëpuni­mi i kriminelëv­e me politikën, PS ka arritur të fitojë të paktën 15 mandate parlamenta­re. Partia Demokratik­e është e bindur se në dosjen 339/ 2016 në Prokurori është i implikuar kryebashki­aku i Durrësit dhe kërkon që menjëherë organi i akuzës të lëshojë urdhërarre­stin për Vangjush Dakon.

 ??  ?? RAMA E DAKO GJATE FUSHATES
RAMA E DAKO GJATE FUSHATES
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania