Panorama (Albania)

Deputetët e PS, kundër deklaratav­e të Dakos, Braçe: Vota, sigurisht që ka parime

-

Deputetët e Partisë Socialiste shprehen kundër deklarimev­e të kryebashki­akut të Durrësit, Vangjush Dako, se për votë mund të takohet me çdo qytetar që ka të drejtë vote. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, thekson se vota sigurisht që ka parime dhe në 22 vite që ai vetë përballet në fushata, u ka qëndruar këtyre parimeve. “Nëse Dako ka thënë se te vota nuk ka parime, natyrisht që unë nuk bie dakord nga mëngjesi deri në darkë. Te vota sigurisht që ka parime. Ka parime që ç’ke me të. Kam 22 vite që përballem me njerëzit për vota dhe jam përballur me ta me parime, nuk jam përballur me ta pa parime”, ka deklaruar Braçe. Edhe deputetja e PS, Klotilda Bushka, e pyetur lidhur me bashkëpuni­min e politikës me individë me rekorde kriminale në zgjedhjet shprehet kundër. “Asnjë zyrtar i lartë nuk duhet të bashkëpuno­jë me asnjë grup dhe të kryejë aktivitet të jashtëligj­shëm”, thekson Bushka. Por për sekretarin organizati­v në PS, Arben Pëllumbi, për aq kohë sa edhe ish- të dënuarit kanë të drejtë vote, s’ka asgjë të keqe që një kandidat të kërkojë votën e tyre, me kushtin që të mos ketë shkëmbim favoresh. “A është votues? A është një qytetar që ka votuar dhe dje, dhe pardje, edhe para 10 vjetësh? Vota është votë. Ti mund ta takosh. Ësh- të tjetër gjë të bësh kompromise, është tjetër gjë të kërkosh të shesësh votën, është tjetër gjë të bësh marrëveshj­e. T’i kërkosh si një njeri i thjeshtë që voton, nuk është asgjë e keqe, përndryshe pse ai ka të drejtë vote? Mund të mos kishte të drejtë vote dhe nuk e kishim këtë problem”, sqaroi Shameti.

 ??  ?? Erion Braçe
Erion Braçe
 ??  ?? Klotilda Bushka
Klotilda Bushka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania