Panorama (Albania)

Përgjimet, Vangjush Dako nën hetim për blerje votash që nga viti 2017

Në dosje po hetohen edhe vepra penale të tjera, si korrupsion­i, shpërdorim­i i detyrës e punësimet e paligjshme

- ERALD DELIU

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është duke u hetuar ende për blerje votash në dosjen e famshme 399/ 2016.

Kjo dosje, e cila është hapur në vitin 2016, kapi edhe përgjime të kreut të Bashkisë së Durrësit me disa persona të arrestuar tashmë si pjesë e grupit të Avdylajve të Shijakut. Mirëpo, në këtë dosje, e cila është përmendur edhe nga kreu i opozitës Lulzim Basha, veprimet hetimore vazhdojnë ende dhe mes të tjerash, ka edhe hetime për veprën penale të blerjes së votave. Burime konfidenci­ale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thonë për “Panoramën” se dosja vazhdon ende të hetohet dhe veç Dakos, në të ka edhe emra të zyrtarëve të tjerë të lartë që janë përfshirë në blerjen e votave apo në lidhje me persona të botës së krimit. Për momentin nuk jepen shumë detaje për dosjen, por burimet thonë se shumë shpejt do të ketë arrestime dhe zhvillime të tjera. Të njëjtat burime thonë për “Panoramën” se Vangjush Dako nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dosjes “Vol- Vo4”, edhe pse ai del në mënyrë sporadike që komunikon me disa anëtarë të grupit të Avdylajve. Dy ditë më parë, emisioni “Të Paekspozua­rit” publikoi ekskluzivi­sht përgjime të dosjes nr. 339/ 2016 mes Vangjush Dakos dhe njërit prej krerëve të grupit të Shijakut, Altin Avdyli. Biseda në fjalë ishte zhvilluar një ditë pas zgjedhjeve të parakohshm­e të 25 qershorit. Vangjush Dako telefonont­e Altin Avdylin, i cili punonte në portin e Durrësit dhe kërkon që të flasë me Astrit Avdylin, kreun e grupit të Shijakut, të cilin “kërkonte ta falënderon­te”. Pikërisht kjo bisedë, një ditë pas zgjedhjeve krijon dyshime të forta se falënderim­i ishte rezervuar për çështjen e votimeve. Gjithashtu, një bisedë tjetër telefonike e Altin Avdylit me një person tjetër të paidentifi­kuar në dosje përforcon këto dyshime. Biseda në fjalë është regjistrua­r në datën 24 qershor 2017, një ditë përpara ditës së votimeve. Bashkëbise­duesi i thotë Altin Avdylit se ka një familje me gjashtë persona dhe në fund i thotë konkretish­t: “... thuaji Vangjushit t’u japë ndonjë lekë që të votojnë”. “Panorama” mëson se dosja në fjalë po hetohet nga dy prokurorë që kanë hetuar edhe dosjen “Vol- vo4”, pra Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, të cilët janë pjesë edhe e dosjes “Ta- hiri”. Gjithashtu, kreu i Bashkisë së Durrësit ka kontakte telefonike edhe me Jasin Kalën, kreun tjetër të grupit të Shijakut. Ai i shkruan SMS sipas dosjes hetimore, më datën 13.07.2018, se FNSH- ja ishte nisur për tek ai, por Dako i përgjigjet se nuk ndodhej në Shqipëri. “Shif se do vijnë FNSH, këtu te unë. Kështu më thanë. Cini jamë”, është mesazhi për Dakon. Bëhej fjalë për aksionet e Policisë për të larguar shezlonget që kishin zaptuar bregdetin e Durrësit. Gjithashtu, në dosje, siç ka publikuar “Panorama” më herët, ka dyshime të arsyeshme se personazhi i njo- hur me nofkën “Xhuxhi” që del në përgjimet mes Lulzim Berishës dhe Jasin Kalës, është pikërisht Vangjush Dako. Vetë ky i fundit e mohoi një gjë të tillë dy ditë më parë publikisht.

 ??  ?? Faksimile e përgjimeve të Prokuroris­ë për Dakon
Faksimile e përgjimeve të Prokuroris­ë për Dakon

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania