Panorama (Albania)

Nga rritja e pensioneve deri te pagat, miratohet fondi 45 milionë dollarë

Ahmetaj: Pagat për arsimtarët do të rriten 7%, shëndetësi 10%, mbrojtje 5%, drejtësi dhe trupin diplomatik 20%

- DORINA AZO

Qeveria miratoi dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, buxhetin dhe paketën fiskale për vitin e ardhshëm.

Për vitin 2019, qeveria parashikon rreth 45 milionë dollarë fonde nga buxheti që do të përdoren për rritjen e pensioneve dhe pagave të punonjësve të administra­tës. Gazeta zbardh tabelat e buxhetit, ku përcakton se fondi për rritjen e pagave do të jetë 2 miliardë lekë, ndërsa për rritjen e pensioneve 2,4 miliardë lekë. Vendimi për rritjen e pagave i shtrin efektet nga 1 prilli. Fondi vjetor për rritjen e pagave është në vlerën e 3,2 miliardë lekë.

RRITJA E PENSIONEVE

Edhe për vitin e ardhshëm, qeveria do të rrisë pensionet për rreth 650 mijë pensionist­ë në të gjithë vendin. Fondi për rritjen e pensioneve parashikoh­et në buxhetin e vitit të ardhshëm. Referuar tabelave zyrtare të buxhetit të ri për indeksimin e pensioneve, fondi i parashikua­r nga buxheti është 2,450 milionë lekë, ku do të përfitojnë të gjithë pensionist­ët në vend. "Fondi për indeksimin e pensioneve është parashikua­r 2 450 milionë lekë. Përdorimi i këtij fondi bëhet sipas përcaktime­ve në nenin nr. 61, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar. Shpenzimet administra­tive, si pjesë e shpenzimev­e totale për skemën e sigurimeve shoqërore, janë jo më shumë se 2 618 milionë lekë dhe ndahen sipas skemave në proporcion me shpenzimet e drejtpërdr­ejta", thuhet në relacionin e buxhetit. Me buxhetin e këtij viti, pensionist­ët do të përfitojnë edhe shpërblime­t e fundvitit, e kthyer tashmë në traditë nga qeveria si pjesë e paketës së solidarite­tit. Fondi i miratuar është në vlerën e 3 miliardë lekëve dhe çdo pensionist do të përfitojë shpërblimi­n prej 5 mijë lekësh.

RRITJA E PAGAVE

Pas miratimit të buxhetit nga qeveria, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi se me buxhetin e vitit të ardhshëm, rritje të pagave do të përfitojnë mësuesit, mjekët, infermierë­t, ushtarakët, diplomatët dhe policët e burgjeve. "Në shëndetësi përfitojnë 4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë, në total 18,415 punonjës me një fond vjetor mbi 1 miliard lekë; në arsim përfitojnë 35,783 staf mësimor me një fond vjetor prej rreth 1.4 miliardë lekësh; në mbrojtje përfitojnë 6,800 ushtarakë, më një fond vjetor prej rreth 300 milionë lekësh; në sistemin penitencia­r përfitojnë 3,560 policë të burgjeve më një fond prej gati 200 milionësh lekë në vit. Do të ketë një rritje të ndjeshme të pagave të diplomatëv­e shqiptarë me mbi 20 për qind", u shpreh Ahmetaj. Konkretish­t, referuar projektbux­hetit të vitit 2019 në sektorin e shëndetësi­së parashikoh­et rritje me 10 për qind të pagave të mjekëve dhe ndihmësmje­këve, ku përfshihen infermierë, laborantë apo farmacistë. Sipas tabelave zyrtare të qeverisë, rritja e pagës për një mjek spitali është 8,307 lekë në muaj. Me shtesën, paga bruto e një mjeku në spital nga 83,074 lekë është fondi i miratuar nga qeveria për rritjen e pensioneve vitin e ardhshëm. Përfitues do të jenë 650 mijë pensionist­ë në të gjithë vendin. Për këtë vit, pensionist­ët do të përfitojnë 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit lekë do të bëhet 91,832. Për mjekët pagat do të rriten nga 7,359 lekë deri në 8,307 lekë në muaj. Për infermierë­t rritja e pagave varion nga 4,270 lekë deri në 4,890 lekë në muaj. Në sektorin e arsimit, rritja e pagave të stafit mësimor do të jetë 7 për qind. Rritja e pagave për mësuesit dhe edukatorët e kopshteve do të variojë nga 4,081 lekë deri në 2,195 lekë në muaj. Për një mësues të ciklit të lartë në 9- vjeçare paga do të rritet 2,734 lekë në muaj. Për sektorin e mbrojtjes, rritja e pagave të ushtarakëv­e do të jetë 5 për qind. Rritja e pagave për ushtarakët varion nga 8,475 lekë në muaj deri në 1,680 lekë. Të ndarë sipas gradave, përfitues janë 18 kategori të punonjësve të mbrojtjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania