Panorama (Albania)

NËNA DHE MOTRAT JUSTIFIKOJ­NË VEPRIMIN

-

Sipas burimeve të Policisë, familjaret e 45- vjeçarit kanë kërkuar nga Policia të mos i japin rëndësi kësaj ngjarjeje, duke e justifikua­r veprimin thjesht si një shenjë e papërgjegj­shmërisë së tij prej sëmundjes së shëndetit mendor. Pasi është marrë në pyetje, i riu pritet t’i nënshtrohe­t edhe një ekzaminimi mjekësor dhe më pas edhe trajtimit të tij nëse do të konsideroh­et si e nevojshme nga ana e ekspertëve të fushës. dhe shërbimeve zjarrfikës­e ka bërë të mundur nxjerrjen e familjarëv­e jashtë banesës dhe shuarjen e zjarrit. Nga hetimet paraprake rezulton se autor i ngjarjes është A. Demiri, 45 vjeç, djali i së moshuarës F. Demiri, i cili, pasi ka vënë zjarrin, ka mbyllur derën e jashtme dhe po largohej nga banesa. Ai u kap nga shërbimet e Policisë pak metra larg shtëpisë. Bazuar në dëshmitë e familjarëv­e, rezulton se 45- vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas Policisë, familjarët që ndodheshin në shtëpi, shtetasja F. Demiri dhe vajzat e saj, D. Demiri, 38 vjeçe dhe B. Demiri, 24 vjeçe, nuk kanë pësuar djegie, por veçse shenja të asfiksisë. Ato janë dërguar menjëherë në spital dhe pasi kanë marrë ndih- mën e parë nuk e kanë pasur të nevojshme shtrimin. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Vetë autori i dyshuar nuk ka pranuar të japë asnjë dëshmi rreth ngjarjes. “Më lini të qetë, nuk di gjë”, është shprehur ai në momentin e ndalimi. Gjithsesi, Policia e ka ndaluar atë dhe ka nisur hetimet për ngjarjen që mund të kishte përfunduar tragjikish­t për jetën e tre familjarëv­e, që u mbyllën brenda dhe më pas iu vu flaka shtëpisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania