Panorama (Albania)

“Ndëshkimi i të fortëve”, kapet i kërkuari për drogë

Krimet e Rënda, “burg” për drogën e Luginës së Vilurit

- VLORE

Ishte në kërkim për trafikimin e një sasie të madhe droge, kapet 45- vjeçari vlonjat.

Gazmir Mehmetaj, i lindur në Treblovë, rezulton i përfshirë në tentativën e trafikimit të një sasie të madhe lënde narkotike, e cila u bllokua në Luginën e Vilunit në Shkodër. Edhe pse operacioni ka ndodhur që prej vitit 2013, urdhri për arrestim e tij është lëshuar vetëm në maj 2017. Policia bën me dije se, operacioni për kapjen e tij u krye në kuadër të operacioni­t “Forca e Ligjit”. 45- vjeçari është arrestuar gjatë orëve të natës së të enjtes në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar, pas informacio­neve të siguruara në rrugë operative nga blutë e Vlorës mbi vendndodhj­en e tij. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale të trafikimit të narkotikëv­e më 29 maj të vitit 2017 dhe prej më shumë se 15 muajsh, 45- vjeçari ishte person i shpallur në kërkim. Ngjarja, për të cilën ka marrë edhe këtë masë sigurie, i referohet vitit 2013, ku emri i Gazmir Mehmetajt është i përfshirë nga blutë në konstatimi­n e një sasie lënde narkotike në “Luginën e Vilunit” në Shkodër. Sipas asaj çfarë mësohet, Prokuroria kishte informacio­ne të plota mbi përfshirje­n e 45- vjeçarit, ndërkohë që urdhërarre­sti për të është lëshuar vetëm në vitin 2017. Por, sipas burimeve nga Policia e Vlorës, emri i 45- vjeçarit Gazmir Mehmetaj konstatohe­t dhe për një tjetër ngjarje të ndodhur në vitin 2017. Bëhet fjalë për bllokimin e një sasie prej 840 kg cannabis sativa, të gjetur në zonën e Karaburuni­t. Mes 15 personave, të cilët janë nën hetim për këtë ngjarje, rezulton edhe emri i Gazmir Mehmetaj. Në qer- shor të 2017, për këtë çështje u arrestuan Andrea Çaushi, Andi Mita, Kasëm Piluri dhe Altin Rramolli. “Në kuadër të operacioni­t në territor ‘ Ndëshkimi i të fortëve’, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i të kërkuarit: Gazmir Mehmetaj, 45 vjeç, lindur në Treblovë dhe banues në Vlorë. Kapja e tij u bë në lagjen ‘ Pavarësia’, Vlorë, në kuadër të kontrollev­e si dhe mbi bazën e informacio­neve të marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë”, bën me dije Policia. Pas arrestimit në Vlorë, 45vjeçari do të vijojë të ndiqet penalisht nga Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda për veprën penale të trafikimit të narkotikëv­e.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale të trafikimit të narkotikëv­e më 29 maj të vitit 2017 dhe prej më shumë se 15 muajsh, 45vjeçari ishte person i shpallur në kërkim

 ??  ??
 ??  ?? 45- vjeçari i arrestuar, Gazmir Mehmetaj
45- vjeçari i arrestuar, Gazmir Mehmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania