Panorama (Albania)

Zhduket 15- vjeçarja, kërkoi të fejohej me të dashurin

Nëna jep alarmin në Polici, iku nga shtëpia prej 3 ditësh

- LEZHE/ ELVIS HILA

Një vajzë 15 vjeçe dhe një djalë i moshës 19 vjeç rezultojnë të zhdukur prej tri ditësh.

Familjet përkatëse janë drejtuar në Komisariat­in e Policisë Lezhë për të bërë denoncimin për zhdukjen e tyre. Sipas njoftimit të Policisë, shtetasja me inicialet T. M., 53 vjeçe, banuese në fshatin Barbullojë, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vajza e mitur me iniciale J. M., 15 vjeçe. Sipas dëshmisë së dhënë prej saj, vajza, që ishte në klasën e nëntë në shkollën e fshatit, ishte larguar pa lënë asnjë gjurmë nga banesa prej tri ditësh. Pasi ka pritur dy ditë dhe vajza nuk është kthyer në banesë, atëherë ajo i është drejtuar Policisë duke dhënë alarmin. Policia i ka kërkuar gruas të japë çdo dyshim që ajo mund të kishte në lidhje me zhdukjen e së miturës, çka do t'i orientonte ata drejt lokalizimi­t të vendndodhj­es së saj në një kohë më të shpejtë. Mësohet se 53- vjeçarja ka deklaruar se i vetmi dyshim i saj ishte fakti se e bija e mitur mund të ishte larguar me të dashurin e saj. Ky i fundit, sipas deklarimit të saj, është në moshë madhore dhe prej disa kohësh kishte krijuar një lidhje me vajzën e saj të mitur. Familja e saj i kishte kërkuar atij të largohej prej saj, por vetë vajza ka dalë në mbështetje të të dashurit, duke pohuar se do të fejohej me të. Pikërisht ky debat me familje dyshohet ta ketë shtyrë të miturën të largohet nga banesa. Pasi nuk ka gjetur miratimin e tyre për t'u fejuar, ajo dyshohet të jetë larguar bashkë me djalin që donte. Sipas të dhënave të Policisë, është kryer kontroll edhe në banesën e djalit, te i cili dyshohet se ndodhet e mitura, por as ai nuk është gjetur në banesë. Në të njëjtën ditë, mësohet se sh- tetasi R. S., 40- vjeç, banues në qytetin e Lezhës, ka bërë kallëzim në Polici se i është larguar nga banesa nipi, shtetasi D. S., 19- vjeç. Ai ka deklaruar se i riu ka humbur kontaktet prej tri ditësh dhe se nuk kanë asnjë informacio­n se ku ndodhet. Poli- cia bëri të ditur se këto janë dy raste që nuk kanë lidhje me njëra- tjetrën. Për 19vjeçarin dyshohet të jetë larguar nga vendi me shokë të tij në mënyrë ilegale, por nuk përjashtoh­en edhe pista të tjera, për të cilat Policia tashmë po heton.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania