Panorama (Albania)

"Pse po më sheh", plagosen me thikë dy vëllezër në Cërrik

- m. s

ELBASAN - Konflikti i nisur në një lokal në qytetin e Cërrikut mes një grupi të rinjsh ka përfunduar me dy të plagosur. Vëllezërit Eriold dhe Nexhip Balla, 29 dhe 26 vjeç, janë plagosur lehtë me thikë. Forcat e Policisë vunë në pranga një prej autorëve të ngjarjes, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes, ku dy vëllezërit Balla nga Elbasani kishin shkuar në Cërrik te tre miqtë e tyre. Por ata janë ndeshur me tre shtetas të tjerë. Dyshohet se debati ka nisur në ambientet e një lokali e pas kësaj tre autorët i kanë zënë pritë shumë pranë një supermarke­ti në Cërrik dhe pasi janë ndeshur fizikisht, i kanë qëlluar dy vëllezërve me thikë në këmbë dhe në kofshë. Mësohet se gjithçka ka nisur për shkaqe banale, pasi të rinjtë i janë hakërryer njëri- tjetrit me "çfarë ke që më sheh". Pak pas konfliktit, Policia identifiko­i autorët përmes dëshmisë së dy vëllezërve dhe dëshmitarë­ve të tjerë. Mësohet se deri tani është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i një prej autorëve të ngjarjes, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. "Më datë 26.10.2018, në qytetin e Cërrikut, para një supermarke­ti, pas një konflikti të çastit mes shtetasve E. B. N. B ( vëllezër), dhe N. Ç, S. S, E. B., janë plagosur me mjet prerës ( thikë) shtetasit E. B. 29 vjeç dhe N. B., 24 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Cërrik kanë ndërhyrë menjëherë duke arrestuar në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar, konkretish­t shtetasin N. Ç, 28 vjeç. Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të të dy shtetasve të tjerë, S. S. dhe E. B, të dyshuar si autorë të ngjarjes, ku vijon ndjekja për kapjen e tyre", bën me dije Policia. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë të kësaj ngjarje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania