Panorama (Albania)

E nxirë dhe me muskuj gati për “Miss Universe”, Trejsi Sejdini e bën trupin siç e do Amerika

-

Trejsi Sejdini është Miss- i nga Elbasani, që fitoi kurorën në garën e “Miss Universe Albania” në Tiranë dhe do të përfaqësoj­ë Shqipërinë në finalen ndërkombët­are në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më datë 17 dhjetor. Vajza 1,82 m e gjatë, e cila para garës njihej si “gangsterja” e Elbasanit, ndryshoi kështu stereotipi­n për miss- et, të cilat promovojnë paqen në çdo kompeticio­n ku marrin pjesë. 18- vjeçarja luftarake që synon të bëjë karrierë në modeling, ka realizuar tashmë fotot artistike, ku na ekspozon formën fizike që ka arritur para garës. Elegante, me muskuj dhe e nxirë në trup, shfaqet ajo në setin e ri, që publikohet për herë të parë nga “Panorama Plus”. Duket se për këtë garë ku marrin pjesë vajza nga e gjithë bota, Trejsi dhe produksion­i janë përpjekur t’u afrohen shijeve amerikane për femrën e bukur të momentit, pa humbur tiparet e një bukurie mesdhetare. Gjithashtu Trejsi ka punuar që të ketë një imazh sa më të pastër për prezantimi­n e Shqipërisë në botë, duke hedhur pas krahëve bëmat si dhe famën si “gangsterja” e Elbasanit. “Kurora e ‘ Miss Universe’ ka një peshë të madhe për mua, që gjithashtu më rrit edhe përgjegjës­inë para vetes dhe publikut. Pasi e mora atë kurorë, unë akoma nuk e besoj dot që e kam në shtëpi. Madje, e lë te koka e krevatit që ta shikoj çdo mëngjes kur zgjohem”, është shprehur ajo për “Panorama Plus”. Në lidhje me ambicien që ka për ta sjellë në Shqipëri edhe kurorën ndërkombët­are të “Miss Universe”, ajo thotë: “Do të mundohem të jap më të mirën time. Do të kujdesem për veten në çdo aspekt, duke filluar që nga një palestër intensive, ushqim i kontrollua­r, etj.. Me pak fjalë, do të mundohem të nxjerr në pah sharmin, elegancën, klasin tim. Pra, të përfaqësoj femrën në plot kuptimin e fjalës”. Ndërkohë, ende pa filluar gara, komentues nga e gjithë bota e kanë etiketuar si një ndër favoritet për të fituar këtë garë bukurie.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania