Panorama (Albania)

DJALI I KHASHOGGI- T, NË SHBA

-

I biri i gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, është lejuar të largohet nga Arabia Saudite, për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e kanë dhënë “Human Rights Watch” dhe një mik i familjes Khashoggi për “NBC News”. Salah Khashoggi, i cili ka edhe pasaportë amerikane, është fotografua­r më herët me princin saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman, dhe me mbretin saudit, Salman, gjatë një vizite ngushëllue­se, teksa është dukur shumë i trishtuar duke shtrënguar duart me ta. te dhënë asaj dy celularët e tij përpara se të hynte në konsullatë dhe të merrte dokumentet që i nevojitesh­in për martesën e tyre. Ajo kishte pritur jashtë deri në kohen kur mendoi se duhej ngritur alarmi, pasi Khashoggi nuk po dilte më. “E gjeta veten në një errësirë që nuk mund ta shpjegoj. Kërkova që të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë egërsi, nga nivelet më të larta në ato më të ulëta, të sillen para drejtësisë”, tha ajo të premten. Cengiz, e cila studion për një doktoratur­ë në Stamboll, tha se kishte refu- zuar një ftesë nga Presidenti amerikan Donald Trump për të shkuar në SHBA. “Trump më ftoi në Shtetet e Bashkuara, por unë e perceptova si një deklaratë për të fituar favorin e publikut”, tha ajo gjatë intervistë­s, duke ndaluar herë pas here gjatë interv- istës pasi qante. Cengiz kishte marrë edhe një telefonatë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dhe tha se e kishte pyetur nëse kishte ndonjë lajm që do ta bënte atë të lumtur. Ai ishte përgjigjur “jo”. E fejuara e gazetarit kujtoi edhe se si Khashoggi kish- te pasur shqetësime se mund të kishte tensione gjatë vizitës në konsullatë. Gazetari i lindur në Arabinë Saudite, prej një viti jetonte në SHBA dhe shkruante në “Washington Post” duke kritikuar regjimin autokrat të princit Muhammed bin Salman.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania