Panorama (Albania)

Anëtarësim­i në BE

-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se nuk do ta zemëronte kurrë Kancelaren Angela Merkel, kur u pyet në lidhje me ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Merkel është deklaruar prerë kundër çdo ndryshimi kufitar, pasi mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në të gjitha vendet e brishta të Ballkanit me përzierje etnike. Deri pak kohë më parë, Vuçiç dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, janë deklaruar se do të dëshironin që të mos kishte tema tabu në kërkimin e një marrëveshj­eje për normalizim­in e marrëdhëni­eve mes dy vendeve. Vuçiç dhe Thaçi mesa duket kishin gjetur gjuhën e përbashkët me ndryshimin kufijve deridiku në vija etnike, ku Serbia mund t’i jepte Kosovës Luginën e Preshevës dhe të merrte prej saj Veriun e Mitrovicës dhe fshatrat serbe përreth. Kjo teori nisi nga Thaçi me përkufizim­in “korrigjim kufijsh”, si ide për të marrë vetëm Luginën e Preshevës dhe për ta shtuar atë në territorin e Kosovës pa dhënë asgjë në këmbim. Por shumë politikanë, analistë dhe ekspertë të Ballkanit e kanë identifiku­ar këtë me shkëmbimin e territorev­e, një temë e konsiderua­r tabu nga BE- ja dhe deri vonë edhe nga SHBA- të. Opinioni publik, si në Serbi edhe në Kosovë, ishte kundër kësaj zgjidhjeje.

Në një intervistë për agjencinë “Bloomberg”, Vuçiç u shfaq i vendosur të hyjë në histori si një njeri që pajtonte dallimet etnike dhe territoria­le në rajon. Në in- tervistën nën titullin “Kur Merkel flet, dëgjon aleati i vjetër rus”, Vuçiç tha se ai nuk do ta zemërojë Kancelaren gjermane Angela Merkel, pa marrë parasysh sa e vështirë është kjo. “Ne duhet të tregojmë drejtësi dhe besnikëri”, tha ai duke pohuar që biseda me Merkelin nuk ishte e lehtë, por ai kurrë nuk do të thotë asgjë kundër saj. Sipas “Bloomberg”, aspiratat për anëtarësim­in në BE, e cila është në përputhje me interesin e Rusisë për të mbajtur ndikimin e saj, teston marrëdhëni­et tradiciona­le në Ballkan. Për të hyrë në BE, Vuçiç duhet të gjejë marrëveshj­e normalizim­i me Kosovën, të zbatojë reformën gjyqësore dhe të luftojë korrupsion­in. Vuçiç ka qenë ministër i Informacio­nit gjatë regjimit të Sllobodan Milloshevi­çit. Ai u bë President pas tre vjetësh në krye të qeverisë dhe ka mbështetje­n e kryeminist­res aktuale. Por njohja e Kosovës mbart rreziqe të mëdha politike për të. “Disa njerëz nuk më pëlqejnë për shkak të së kaluarës sime, disa më urrejnë për arsye të paarsyeshm­e, Vuçiç tha se edhe pse qytetarët serbë janë duke u bërë gjithnjë e më skeptikë në lidhje me faktin se Serbia do të bashkohet ndonjëherë me BE- në, kjo është e vetmja rrugë përpara dhe kjo do të thotë se ai e dëgjon Kancelaren Angela Merkel. “Unë e thashë edhe në Rusi. Ne duam të bëhemi pjesë e kësaj shoqërie”, tha Vuçiç për “Bloomberg”, duke theksuar se kushtet kulturore dhe fetare serbe tradiciona­lisht janë pjesë e sferës ruse, edhe se BE- ja është një nga investitor­ët më të mëdha të vendit me shtatë milionë banorë. Por as Rusia nuk është kundër anëtarësim­it të Serbisë në BE, pasi nëpërmjet Serbisë arrin një lloj kontrolli edhe brenda Unionit. disa më urrejnë për arsye racionale”, ka thënë Vuçiç në një intervistë me “Bloomberg”. Sipas tij, “zgjidhja e problemit mes serbëve dhe shqiptarëv­e është diçka që do të ndryshojë tërësisht rajonin, rajoni ynë do të jetë makinë e zhvillimit për të gjithë BE- në dhe kjo nuk ka rëndësi nëse do të jetë pjesë e BEsë”, tha Vuçiç.

 ??  ?? I dyshuari për dërgimin e bombave ndaj liberalëve
I dyshuari për dërgimin e bombave ndaj liberalëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania