Panorama (Albania)

Gjendet dërguesi i bombave për elitën liberale në SHBA

-

I dyshuari si autori i dërgimit të bombave me postë në SHBA, që synon kritikët e Presidenti­t Donald Trump, është identifiku­ar si Cesar Altier Sayoc, 56 vjeç. Ai u arrestua të premten në mëngjes në Plantation, Florida, si personi që dërgoi 12 paketat e dyshimta këtë javë. Sayoc është tifoz i Trump- it dhe ka postuar në faqen e tij në “Facebook” foto dhe video të tij në një nga tubimet e Presidenti­t, në tetor të vitit 2016. Ai ka postuar një fotografi të vetes me një kapelë MAGA përballë Capitol në SHBA, në vitin 2017. Sayoc ka precedentë penalë për hedhjen, vendosjen, projektimi­n dhe shkarkimin e pajisjeve shkatërrue­se, akuza për të cilat është dënuar në vitin 2002 në Florida. Ai pretendon të jetë amerikan i hershëm, por besohet se Sayoc është filipinas. Sayoc është promotor i trupës mashkullor­e të striptizëv­e “Chippendal­es” dhe është i regjistrua­r në një program të mjekësisë veterinare. Një furgon që besohet të jetë i Sayoc, ishte i mbuluar me ngjitëse që shprehnin admirimin për Trump- in dhe denigronin demokratë të shquar, si Hillary Clinton dhe Barack Obama, të cilët ishin ndër ata që u kishin dërguar bomba- tub këtë javë. Një tjetër ngjitëse në xhamin e furgonit shkruante “CNN ta shpif”. Rrjeti kabllor ka marrë dy nga paketat e dyshimta në Manhatan. Të 12 bombat besohet se janë dërguar duke përdorur një ndërtesë rajonale poste në Floridën Jugore. FBI- ja ka paralajmër­uar publikun të bëjnë kujdes se mund të jenë dërguar bomba të ngjashme në adresa të tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania