Panorama (Albania)

Buxheti 2019, rrugët ku do të mbyllen punimet

-

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmtaj, deklaroi dje se fondet për infrastruk­turën do të jenë në vlerën e 900 milionë dollarëve. Ministri u shpreh se me buxhetin e ri financohen 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për infrastruk­turën. "Megjithëse jemi duke ulur borxhin publik, prapë do të kemi një nivel investimes­h të konsiderue­shme prej 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pra, qeveria si aktor ekonomik, nëpërmjet investimev­e publike do të vazhdojë të investojë në nivele të konsiderue­shme dhe në terma nominalë, investimet publike do të shkojnë rreth 900 milionë dollarë. Patjetër që infrastruk­tura merr pjesën e vet të konsiderue­shme", tha Ahmetaj. Kreu i Financave renditi rrugët që do të financohen me buxhetin e ri. "Do të vazhdojnë akset rrugore nacionale si Rruga e Arbrit. Pastaj kemi në procedurë Thumanë- Vorë- Kashar, Milot- Balldren; Orikum- Dukat. Vazhdimi i financimit për ak- set rrugore: Kardhiq- Delvinë, Lotet 4,5,6,7 Dhe 8, Fushë Krujë- Milot- Morinë, Qafë Thanë- LinPograde­c, Unaza Verilindor­e e Tiranës, Unaza e Tiranës, Pallati me Shigjeta- Rrethrrotu­llimi Shqiponja ( me kënaqësi e them që do të bëhet një investim spektakola­r, i një standardi pa asnjë mungesë krahasuar me standardet më të mira europiane, By- Pass Tepelenë, By Pass Shkodër, fillimi i tunelit Kardhiq- Delvinë, finalizimi i ndërtimit të linjës së hekurudhës Tiranë- Durrës dhe Tiranë- Rinas ( Aeroport)", tha Ahmetaj. Më herët qeveria shpalli fituesit për dy by- passet, atë të Vlorës dhe Fierit. Ahmetaj tha se buxheti do të financojë edhe këto dy vepra në infrastruk­turë. "Vitin tjetër do të bëhet i kalueshëm edhe by- passi i Fierit dhe do të avancohet puna në by- passin e Vlorës, e në mars apo prill do të bëhet plotësisht e kalueshme autostrada e Elbasanit, pas gjithë atij kalvari gabimesh në projektin e parë, ku kostoja shkoi gati 40 për qind nga tenderimi fillestar", tha ministri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania