Panorama (Albania)

Salianji: Xhafaj, i përdoruri i radhës nga Rama

Nënkryetar­i i PD: Tahiri, Balla e Dako para drejtësisë

- Ervin Salianji Edi Paloka

Deputeti i PD, Ervin Salianji, i pari që denoncoi skandalin me vëllain e ish- ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deklaroi se Xhafaj është i përdoruri i fundit i Edi Ramës. Në një reagim të tij në lidhje me dorëheqjen e Xhafajt, Salianji thekson se, pavarësish­t përpjekjev­e të tij, Kryeminist­ri Rama nuk ia doli të mbulonte skandalin "XhafajGate", të denoncuar nga PD. "Rama i përdor për të mbështetur krimin dhe bandat, për të blerë dhe intimiduar votuesit, i përdor deri në fund për të prodhuar para dhe pushtet politik dhe pastaj zgjedh shërbëtorë edhe më të përulur! Pas skandalit ' XhafajGate', të denoncuar nga PD, Rama u përpoq të mbulonte çdo përfshirje të pushtetit në krim, duke u përfshirë edhe më shumë në krim, ndërsa Ministria e Brendshme dhe Prokuroria, me urdhër të Ramës, manipulont­e dosjen e hetimit për të shpëtuar pushtetin e Ramës dhe për të burgosur gazetarin", sqaron Salianji. Sipas deputetit të PDsë, opozita me aksionin dhe denoncimet e saj ia ka dalë që në 5 vite të çojë pas hekurave shumë ministra, deputetë dhe kryebashki­akë, por, sipas tij, sistemi i Ramës prodhon dhe do prodhojë shërbëtorë të tjerë të krimit dhe bandave. Edhe nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka, e sheh largimin e Fatmir Xhafajt si një fitore të opozitës dhe kërkon që disa eksponentë të tjerë të PS- së të shkojnë pas hekurave dhe të japin llogari përpara drejtësisë. "Largimi i Fatmir Xhafajt ishte hap i domosdoshë­m për luftën kundër krimit. Largimi i tij është arritje e rëndësishm­e e përpjekjev­e të pandërprer­a të Partisë Demokratik­e për pastrimin e politikës nga politikanë­t me lidhje me krimin. Tani është radha që Saimir Tahiri të japë llogari para drejtësisë për kthimin e Shqipërisë në një plantacion droge. Tani duhet që të merren menjëherë të pandehur Taulant Balla dhe Vangjush Dako", thekson Paloka. Nënkryetar­i i PD- së i kujton Kryeminist­rit Rama se bashkëqeve­risja e tij me krimin do të marrë fundin e merituar.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania