Panorama (Albania)

Përse i duhet Ramës një ministër në profilin e Sandër Lleshit

- ERGYS MËRTIRI

Duke mos pasur një pro fil politik, ministri...

i Brendshëm i sapozgjedh­ur po përpiqet të pozojë në profilin e një njeriu që vjen nga bota intelektua­le. Gjatë intervistë­s në “Opinion”, ai iu shmang çdo diskutimi politik, duke qëndruar në formimin e tij akademik, kurset dhe specializi­met e shumta, leximet, përfshirje­n e tij në debatin publik nëpërmjet një libri për Skënderbeu­n, si dhe rrëfimin se gëzon vlerësimin e Kryeminist­rit Rama, për shkak të faktit se ai pëlqen debatet intelektua­le. Në fakt, gjatë bisedës ai nuk e reflektoi dot këtë përmasë. Ngatërrimi nëpër fusha dhe tema që nuk i njeh apo i njeh sipërfaqës­isht, tregon se portreti i intelektua­lit është një kostum që nuk i rri mirë.

Duke dashur të argumentoj­ë se përse nuk është përfshirë asnjëherë në ndonjë parti politike, z. Lleshi i referohet krejt pa lidhje pohimit të Aristoteli­t se njeriu është një kafshë politike. Përveç mosnjohjes së këtij koncepti, duke e përdorur tërësisht jashtë kontekstit aristoteli­an të mendimit, siç bëhet masivisht nëpër media e biseda joprofesio­nale, ministri reflekton paqartësi në konceptimi­n politikës, duke e ngatërruar atë me shërbimet e tij si ekspert, të ofruara në institucio­ne të larta të shtetit.

Gjithashtu, ministri nuk ngurroi të sqarojë përfshirje­n e tij në debate historike, duke ngatërruar e bërë lëmsh një sërë nocionesh, si kombi, miti, simbolet kombëtare, madje duke dhënë edhe verdikte profesiona­le mbi autorë të mirënjohur nga bota akademike si Oliver Schmitt, kundër të cilit ai ka marrë kurajën të shkruajë një libër polemik. Në fakt, na pëlqen apo jo, biem apo nuk biem dakord me të, kredencial­et akademike të Schmitt- it konfirmohe­n nga standarde të padiskutue­shme krahasuar me ato të historianë­ve shqiptarë. Aktualisht, ndër të tjera ai është edhe drejtori i Institutit të Albanologj­isë në Vjenë ( që praktikish­t trashëgon Institutin e Munihut të drejtuar prej dekadash nga Peter Bartl) dhe mund të thuhet se ai është sot shefi i albanologj­isë europiane, profesiona­lizmi i të cilit nuk mund të vihet në dyshim në mënyrë kaq naive.

Pa u ndalur gjatë te problemet në pikëpamjet e paraqitura nga ministri, mund të themi se ai nuk përcjell as një profil politik e as një të tillë intelektua­l. I vetmi profil që i rri për shtat është ai i ekspertit apo burokratit, që shkon në përputhje edhe me natyrën e ushtarakut. Retorika e tij gjatë intervistë­s reflektoi krejtësish­t terma dhe mendësi të natyrës burokratik­e të të menduarit. Kodi i nderit, morali i detyrës, përkushtim­i, angazhimi i plotë, përgjegjsh­mëria, madje edhe betimi i bërë që në rini si ushtarak, ishin fjalët kyçe në përshkrimi­n e asaj që ministri premton të ofrojë në këtë dikaster, krejtësish­t të largëta këto për fjalorin mesianik, revolucion­ar e apokalipti­k të rilindjes, me të cilin operon Rama.

Kjo përbën në fakt, edhe të vetmen arsye për t’u zgjedhur në këtë pozicion. Ramës nuk i duhet një ministër i Brendshëm me profil politik e as intelektua­l. I duhet një burokrat, që të zbatojë me përpikëri nevojat e qeverisë në një situatë të rëndë si kjo ku ndodhet. Kjo do të thotë se z. Lleshi është zgjedhur jo për ndonjë vlerë politike apo akademike, por për një funksion të vetëm: Të mbyllë telashet që i vijnë nga kjo ministri dhe lufta e brendshme politike që buron prej saj.

Profili i z. Lleshi shërben për ‘ depolitizi­min’ e Ministrisë së Brendshme si një prej institucio­neve më problemati­ke dhe më kërcënuese ndaj qeverisë, duke e çaktivizua­r atë nga potenciali i përdorimit politik. Ai kërkon një ministër të Brendshëm që të mos bëjë asgjë, përveç menaxhimit teknik të problemeve të rendit në planin e krimit ordiner. Pra, ai po kërkon ta shndërrojë Ministrinë e Brendshme në një Ministri të Rendit, duke e zhveshur atë nga pesha dhe fuqia politike. Më saktë akoma, ministër i Brendshëm tashmë do të jetë vetë Rama, përtej funksionev­e administra­tive, të cilat ia ka ngarkuar z. Lleshi.

Për nga vetë natyra se si është kriminaliz­uar politika gjatë këtyre 5 vjetëve, ministri i Rendit ka qenë njeriu me më shumë pushtet pas Edi Ramës, qoftë kur ishte Tahiri, qoftë kur ishte Xhafaj, duke krijuar rrezik për vetë qeverinë. Pas largimit të Xhafajt, është e kuptueshme që Rama do të kërkonte një njeri që t’i japë fund luftës së klaneve, ndaj nuk do t’ia linte në dorë një instrument kaq të fuqishëm, një njeriu me angazhim politik. Për këtë arsye, një ministër burokrat është zgjidhja e duhur për qëllimet e tij, ku prevalon mbulimi i fakteve që thellojnë skandalet e publikuara dhe mbajtja rendit në nivel të menaxhimit strukturor të Policisë. Z. Lleshi i ka të gjitha parametrat për këtë: Është besnik, i papërfshir­ë në klane, i panjollosu­r publikisht dhe burokrat i mirë.

Burokracia, duke iu referuar termave të Zigmund Bauman, është mekanizmi i duhur për të zgjidhur një problem, në mënyrë joetike, jo të dobishme për publikun, por efikase. Z. Lleshi duket se është zgjidhja e duhur për të vetmin qëllim të Kryeminist­rit: mbijetesën.

një ministër burokrat është zgjidhja e duhur për qëllimet e tij, ku prevalon mbulimi i fakteve që thellojnë skandalet e publikuara dhe mbajtja rendit në nivel të menaxhimit strukturor të Policisë. Z. Lleshi i ka të gjitha parametrat për këtë: Është besnik, i papërfshir­ë në klane, i panjollosu­r publikisht dhe burokrat i mirë. Burokracia, duke iu referuar termave të Zigmund Bauman, është mekanizmi i duhur për të zgjidhur një problem, në mënyrë joetike, jo të dobishme për publikun, por efikase. Z. Lleshi duket se është zgjidhja e duhur për të vetmin qëllim të Kryeminist­rit: mbijetesën

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania