Panorama (Albania)

Kryeminist­ri i Izraelit anulon vizitën në Tiranë, shkaku zyrtar

Shkak, vdekja e 64- vjeçarit David- Azoulai, ministrit për Shërbimet Fetare

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shtyrë për disa javë vizitën e tij në Shqipërinë.

Mediat izraelite kishin njoftuar se Kryeminist­ri Netanyahu do të vizitonte Tiranën më 1 nëntor, për herë të parë një vizitë e nivelit të lartë të shtetit izraelit. Shkak për këtë shtyrje mësohet të jetë vdekja e një prej bashkëpunë­torëve të Netanyahut në qeverinë e tij, David- Azoulai, ministrit për Shërbimet Fetare. David- Azoulai, 64 vjeç, ka qenë prej 22 vitesh një mbështetës i fortë i Kryeminist­rit Netanyahu, i cili për herë të parë kishte marrë një post ministror, si ministër për Shërbimet Fetare. Burime pranë qeverisë thanë mbrëmë se nuk ka anulim të vizitës së Kryeminist­rit izraelit, por vetëm një shtyrje të saj, vizitë e cila pritet të realizohet brenda këtij viti. Sipas mediave izraelite, Zyra e Kryeminist­rit ka theksuar se do të vizitojë Tiranën më 1 nëntor dhe se Netanyahu do të marrë pjesë në një samit rajonal që do të zhvillohet në Shqipëri në fillim të muajit tjetër. “Vizita në Shqipëri, një vend me maxhorancë myslimane me lidhje historike miqësore me Izraelin, pritet të jetë udhëtimi më i lartë për sa i përket nivelit të një izraelit në vend. Në vitin 1994, ministri i Jashtëm i atëhershëm, Shimon Peres, vizitoi Tiranën dhe këtë vit qyteti e demoralizo­i udhëtimin me një pllakë përkujtimo­re për ish- shtetarin”, shkruan gazeta izraelite “The Times of Israel”. Netanyahu do të qëndronte, sipas axhendës së Kryeminist­rit izraelit, një ditë në Shqipëri dhe më pas do të udhëtonte ditën tjetër drejt Bullgarisë, ku në Sofje do të takohej me liderët e Greqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Serbisë.

VIZITA Në dhjetor të 2015, Kryeminist­ri Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Izrael ku u prit nga homologu i tij Benjamin Netanyahu, gjatë së cilës nënshkruan Deklaratën e Miqësisë mes dy vendeve. Kryeminist­ri Rama ishte ftuar në Jerusalem nga Benjamin Netanyahu në një vizitë zyrtare, që përkonte me 25- vjetorin e vendosjes së marrëdhëni­eve diplomatik­e mes dy vendeve. Shqipëria dhe Izraeli, sipas Ramës, janë aleatë në luftën kundër terrorizim­it. Kryeminist­ri izraelit, që në fillim të fjalës së tij pas takimit zyrtar mes dy delegacion­eve, nuk harroi të falënderon­te popullin shqiptar për mbrojtjen që i ka bërë popullsisë hebre që përndiqej nga nazistët. “Ne e dimë se Shqipëria është mike e mirë e Izraelit. Ne celebrojmë 25 vjet marrëdhëni­e dhe e dimë se populli shqiptar nuk është ngushtësis­ht i lidhur me popullin izraelit sot, por gjatë periudhës së vështire të Holokausti­t, shqiptarët kanë qëndruar krah më krah me popullin hebre që u persekutua në Europë. Unë mendoj se Shqipëria është vendi i vetëm ku popullata hebre u rrit për shkak të refugjatëv­e dhe falë miqësisë që populli shqiptar tregoi. Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë dhe vlerësojmë ndjenjën e njerëzimit dhe qytetërimi­t dhe kurajën që treguat gjatë kohës sonë më të zymtë”, u shpreh Netanyahu gjatë vizitës së Kryeminist­rit Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Rama me Kryeminist­rin izraelit, Netanyahu
Rama me Kryeminist­rin izraelit, Netanyahu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania