Panorama (Albania)

Meta, takim me Presidenti­n e Pakistanit, “Mbështetje në luftën kundër terrorizim­it”

-

Në vijim të vizitës së tij në Stamboll të Turqisë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta zhvilloi një takim të veçantë me Presidenti­n e Republikës Islamike të Pakistanit, ARif- Ur- Rehman Alvi. Gjatë takimit, Meta dhe Alvi biseduan për intensifik­imin e marrëdhëni­eve dy dhe shumëpalës­he ndërmjet dy vendeve si edhe intensifik­imin e bashkëpuni­mit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Pakistanit. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidencë­s, bëhet me dije se Presidenti Meta i uroi Presidenti­t Alvi suksese në detyrën e re si President i Pakistanit dhe e siguroi atë për vazhdimin e forcimit të bashkëpuni­mit tradiciona­l midis dy vendeve tona, veçanërish­t atyre në fushën ekonomike dhe shkëmbimev­e tregtare. Krahas kësaj, pjesë e bisedës ishte edhe ekstremizm­i dhe terrorizmi. Zyra e shtypit e Presidencë­s bën me dije se Meta ka inkurajuar Presidenti­n e Pakistanit në angazhimin e tij në luftën kundër terrorizmi­t. “Presidenti Meta inkurajoi Presidenti­n Alvi në angazhimin e tij kundër ekstremizm­it dhe terrorizmi­t, për t’i dhënë Pakistanit një rol të rëndësishë­m për paqen në rajon”, thuhet në njoftimin e Presidencë­s. Krahas kësaj, të dy Presidentë­t u dakordësua­n për të shkëmbyer vizi- ta në nivelin më të lartë shtetëror. Meta ndodhet në Turqi me ftesë të Presidenti­t të Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në kuadër të ceremonisë së inaugurimi­t të aeroportit të ri të Stambollit. Inaugurimi i aeroportit u bë në të njëjtën ditë me 95- vjetorin e themelimit të Republikës së Shqipërisë, ku Presidenti Meta u takua me Presidenti­n e Republikës së Turqisë, Erdogan. Aeroporti i ri i Stambollit do të jetë aeroporti më i madh në botë. Për ndërtimin e tij janë shpenzuar rreth 10.5 miliardë euro. Punimet për ndërtimin e aeroportit filluan në vitin 2014 dhe tanimë ka përfunduar faza e parë prej katër fazave të ndërtimit dhe aktualisht ka një kapacitet prej 90 milionë pasagjerës­h në vit.

 ??  ?? Meta me Presidenti­n e Republikës Islamike të Pakistanit, ARif- Ur- Rehman Alvi
Meta me Presidenti­n e Republikës Islamike të Pakistanit, ARif- Ur- Rehman Alvi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania