Panorama (Albania)

LISTA ME 1700 EMRAT Ish- të përndjekur­it, si përfitohet kësti i tretë

Pesë dokumentet që kërkohen nga Financat, që trashëgimt­arët të marrin këstin e tretë të parave. Si do ndahet fondi 300 milionë lekë

-

Janë 1700 të dënuar, dosjet e të cilëve janë shqyrtuar për t'u trajtuar me dëmshpërbl­im. Me firmosjen e urdhrit nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, për çeljen e këstit të tretë, Drejtoria e Pagave dhe Dëmshpërbl­imeve ka njoftuar trashëgimt­arët që të bëjnë plotësimin e dosjes.

Gazeta boton edhe një herë të plotë tabelat me emrat e përfituesv­e. Familjarët e të dënuarve që do të gjejnë emrin në listë duhet të dorëzojnë në Ministrinë e Financave: dëshmi trashëgimi­e ligjore për të dënuarin politik, certifikat­ë vdekje e ish- të dënuarit dhe certifikat­ë e trungut familjar, të cilat mund të sigurohen edhe përmes sistemit online; mjafton një autorizim me shkrim. Po ashtu, numër llogarie bankare ku do të bëhet edhe derdhja e parave si edhe dokument identiteti për çdo trashëgimt­ar ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërbl­imit. Pagesat, është bërë me dije nga Financat, se do të kryhen bazuar në rendin kronologji­k, çka do të thotë se ata, të cilët kanë mundur ta marrin ndër të parët këstin e parë të dëmshpërbl­imit, do të kenë mundësi të përfitojnë edhe këstin e tretë.

FONDI Duke qenë se fondi i mbetur është i limituar, kujtojmë që janë vetëm 300 milionë lekë që do të ndahen deri në fund të vitit; një pjesë e tyre do të kenë mundësi të marrin këstin e tretë në këtë fazë. Pjesa tjetër do të vendoset në listë pritje për muajin janar, atëherë kur hyn në fuqi edhe buxheti i ri. Për vitin 2019 janë 2 miliardë lekë. Ndryshimet ligjore që u miratuan në fillim të muajit shtator të këtij viti parashikoj­në që kur të likuidohen në mënyrë të plotë ish- të përndjekur­it që jetojnë, i gjithë fondi vjetor do të shkojë për kategorinë joparësore që janë trashëgimt­arët. Kjo pritet të sjellë një hov në ndarjen e pagesave. Ministria sqaron se për këstet vijuese, kur nuk ka kontestim nga rrethi i familjarëv­e ose të trashëgimt­arëve apo ndryshim të statusit, është i mjaftueshë­m dokumentac­ioni i dorëzuar me herët. Pra, nuk do të kërkohen më dokumente të tjera shtesë.

AFATET Për plotësimin e dosjes familjarët e të dënuarve kanë afat 3vjeçar. Pra, nga dita e shpalljes së njoftimit, trashëgimt­arët kanë 3 vite kohë në dispozicio­n. Nëse nuk paraqiten gjatë kësaj periudhe për t'u interesuar mbi fatin e dosjes së tyre, atëherë dëmshpërbl­imi digjet, rrjedhimis­ht e drejta e përfitimit ndërpritet.

NDRYSHIMET Nga ana tjetër, Ministria e Financës ka gati edhe dosjet e të dënuarve, të cilëve u është caktuar një masë dëmshpërbl­imi më e vogël se 1 milion lekë të rinj. Me miratimin e ndryshimev­e ligjore në shtator të këtij viti, këtyre familjeve u krijohet mundësia për ta marrë të plotë pagesën, pra, nuk do të jenë të detyruara t'i nënshtrohe­n skemës së pagesës me këste. Likuidimi i tyre do të bëhet i plotë. "Në kuadër të shmangies së burokraciv­e dhe të lehtësimit të ish- të dënuarve politikë të regjimit komunist, është menduar likuidimi me anë të një kësti ( pagese) të vetme, të të gjithë vlerës totale të dëmshpërbl­imit, në ato raste kur vlera e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave është deri në 1 milion lekë", përcaktohe­t në ligjin e ndryshuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania